BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja pse u largova nga Iliri dhe pse PL është një eksperiment i dështuar, ish-presidenti do të ketë të njëjtin fati si Berisha

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të
x
BREAKING NEWS

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23 maj merret vendimi për Izet Haxhinë, avokati i tij jep detajet e forta: Plani ishte për të vrarë Saliun në ’98, jo ish-deputetin demokrat, ja 23 provat që ish-truproja disponon për krimet e Be...

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për “SKY ECC” dhe dosjen “McGonigal”, në përgjime ka rënë edhe Edi Rama, ja të fshehtat nga koncesioni prej 20 milionë euro që ka përfituar ish-agjenti i FBI nga kryeministri shqiptar...

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për
x
BREAKING NEWS

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë, gjysma e grupit parlamentar të PS kanë vila në Lalëz dhe shtëpi te rezidenca e Gentiana Sulës, ja si rrëzohet Rama nga pushteti

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë,
x
BREAKING NEWS

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof gazetarin Klodian Tomorri, zbulon disa nga skandalet e bëra publike nga Nisma Thurje dhe del hapur në mbështetje të SPAK

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof
x
BREAKING NEWS

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të jetë rritja e pensioneve që do të realizohet në tetor, skema që po ndiqet dhe detajet nga dy bonuset që do të marrë mosha e tretë për këtë vit

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të
x
BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll
x

Aktualitet

Gazetari Hoxha zbardh faktet tronditëse nga dosja “Gërdeci”: Shkëlzen Berisha humbi dy gjyqe në New York, në SHBA ka material për të, ja kush ishte dëshmitari kyç

Gazetari Hoxha zbardh faktet tronditëse nga dosja

Gjykata e Posaçme shtyu për në 3 tetor seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i pandehur në dosjen “Gërdeci”. Shkak u bë kërkesa e avokatit të viktimave Dorjan Matlia për t'u njohur me materialet dhe listën e dëshmitareve të dorëzuar nga mbrojtja e Mediut. Prokurori Arben Kraja u shpreh kundër 90 emrave të kërkuar nga mbrojtja e Mediut, pasi sipas tij ish-ministri akuzohet për një fakt penal konkret dhe jo për demontimin në përgjithësi.


Teksa në seancën e ardhshme pritet që Gjykata të shprehet për listën e dëshmitarëve, të cilët SPAK kërkon t'i pyesë në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit, përfshirë edhe Shkelzen Berishën, gazetari Poli Hoxha në emisionin “Pa Protokoll”  tha se kërkesat e avokatëve janë për të fituar kohë. Ai propozoi që për Gërdecin që e cilësoi një çështje të rëndësishme, duhet të bëhet një gjyq maratonë, që t’u jepet mundësia të rrëfehen dëshmitarëve që nuk kanë folur asnjëherë. Hoxha veçoi Luan Hoxhën ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë, i larguar nga Shqipëria përmes pikëkalimit kufitar të Rinasit më 4 janar 2012. Gjenerali i ushtrisë është larguar nga Shqipëria në janar 2012 pak kohë pas publikimit të kabllogramit të ambasadës amerikane ku thuhej se Luan Hoxha ishte ankuar tek ambasadori i kohës Uithers për rolin e Shkëlzen Berishës në Gërdec. Sipas gazetarit ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë është njeriu më kompetent për këtë çështje që mund të tregojë informacione të rëndësishme për çështjen.

“Shkëlezen Berisha ka bërë dy gjyqe në amerikën kundër New York times. Të dy gjyqet për dëm moral që ka kërkuar Berisha në amerikë kundër autorëve i ka humbur. Prej nga pjesa amerikane ka material. Andej është Luan Hoxha që del që futet në ambasadën amerikane që thotë se kanë frikë. Ai është njeriu më kompetent që i di operacionet. Biznesin që është kryer atje. Atje fillon gjithçka. Pse përfundoi me demontimin aq afër një fshati edhe predha avionësh. Deri në Tetovë është dëgjuar ai Gërdec. Makutëria e këtij biznesi ka bërë që aty të çojnë armë të rënda që duan tunel, kanë vende për këtë proces. E gjitha kjo ka brenda korrupsion pastrim parash po e dëgjoj për herë të parë nga Dumani. Dhe nuk është hetuar këtu. 70% të punës e ke në amerikë. Atje i kanë rrëfyer të gjithë. Prandaj i ka thirurr prokuroria gati katër amerikanë. Mes tyre Herri që ka ardhur në Tiranë dhe ka taguar x,y, prandaj ka thirrur dhe Shkëlezen. Për mendimin tim unë dyshoj ose kam një parandjenjë që kjo është një taktikë që po lejohet të bëhet kështu ky gjyq. Ngjarja e Gërdecit kërkon gjyq maratonë sepse të thirrur do rrëfene. Këto budallëqet e mbrojtjes jo kosniparioncet Gërdecin e bënë të mos hyjmë në nato. Interesante është që dëshmitarët kryesorë që sjanë pyetur asnjëherë të dalin aty një nga një. Kjo ngjarje kërkon një proces shembullor në Shqipëri. Le të jetë i gjerë”, tha ai.

 

Më të lexuarat