BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x
BREAKING NEWS

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit ’96: Si u dhunuan, gjakosën dhe torturuan socialistët me urdhër të Sali Berishës, SPAK të hetojë ngjarjen

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit
x
BREAKING NEWS

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi, Berisha-Bardhi kundër rezolutës, por bëhen pjesë e komisionit special për të shpëtuar nga qelitë e SPAK

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi,
x
BREAKING NEWS

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK, i hapet rruga profesoreshës së njohur

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin
x
BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x

Aktualitet

Gazetari i njohur bën paralajmërimin e fortë: Shqipëria vazhdon të jetë vend alert për terrorizëm

Gazetari i njohur bën paralajmërimin e fortë: Shqipëria

Gazetari Sokol Bregu tha në një program televiziv se Shqipëria vazhdon të jetë një “vend alert” dhe në linjën e nxehtë lidhur me mundësinë e përfshirjes së individëve në aktivitete terroriste.

Megjithatë Bregu thotë se është e vogël mundësia e zhvillimit të celulave terroriste në Shqipëri. Bregu thotë se SHISH ka bërë një punë të mirë në përcjelljen e informacioneve mbi terrorizmin, ndryshe nga puna e bërë në lidhje me krimin e organizuar apo rendin publik në përgjithësi.

“I gjithë shërbimi informativ shqiptar është në dispozicion vetëm për aktet terroriste. E thënë edhe disa herë nga vet qeveria që SHISH është vlerësuar për punën që bën ndaj terrorizmit, dhe një punë të vogël për krimin e organizuar apo ato që cenojnë rendin dhe sigurinë publike në përgjithësi. Shërbimi përcjell të paktën më shumë se 3 mijë informacione që lidhen me terrorizmin me partnerët ndërkombëtarë, kjo është e publikuar në mënyrë zyrtare nga vet shërbimi. Ne kemi një alert të madh për shkak të rrymave që kanë gjetur një vend në Shqipëri, dhe për shkak të kalimit të kufijve që i kemi pasur të pasigurt. Sot shumë shtete, ashtu si Shqipëria, kanë kaluar disa ligje që i japin mundësi të interceptimit të çdo njeriu, një përgjim pa leje prokurori dhe gjykata, kur shërbimet inteligjente dyshojnë se po përgatitet një akt terrorist. Diku te 150 veta u vranë në kafetë e Francës, në 2015. Pas goditjes së Charlie Hebdo Franca u ndje e pasigurt dhe më pas u vranë njerëzit në kafene. Edhe sistemi francez ndryshoi. Edhe Shqipëria mësoi dhe ne i dhamë diçka më tepër SHISH-it për përgjimet. SHISH merr një notë 10-të sa u përket këtyre informacioneve (mbi terrorizmin), dhe nuk merr notë kaluese sa i përket trafikut të drogës dhe krimit të organizuar. Në Shqipëri për çdo lidhje me terrorizmin dënohesh ashpër. Babai i dërgoi të birit në Siri 360 euro dhe tani do dënohet ashpër për bashkëpunim me terrorizmin. Japim dënime të rëndë. Mundësia për të zhvilluar celula në Shqipëri është e vogël. Nuk mund të dalim ne nga linja e nxehtë e terrorizmit, përderisa ka njerëz që radikalizohen dhe bëhen pjesë e ISIS-it. Po të shohësh fondin e madh që japin ambasada e SHBA dhe ajo Britanike në Shqipëri lidhet me këtë fushë. Janë ato informacionet sekrete që ata kanë, lëvizjet. Ne vazhdojmë të jemi një vend alert” – tha Sokol Bregu.

Duke folur mbi tri shqiptarët e shpallur në kërkim për një vrasje brutale me armë gjahu në Midlands në 10 gusht të vitit 2023, Bregu tha:

“Ngjarja ka qenë e rëndë dhe media e ka nxitur kur dolën shqiptarët në skenë, për shkak se ndodhi në një bar. Në Britaninë e Madhe mund të ketë shumë vrasje edhe të shtetasve angleze, por BBC i ka dhënë kësaj vrasje një rëndësi të madhe në analizimin e fakteve, transmetimin e ngjarjeve, për shkak se ndodhi në një formë të tillë. Në atë moment vetëm për moskallëzim të krimit, u arrestuan 4 persona që ndodheshin në bar. Zakonisht shqiptarët atje s’kanë vrarë shtetas anglez, përplasjet i kanë me shqiptarë të tjerë. Vrasja ka qenë përplasje e çastit. Po të kishte qenë vrasje mafioze s’do ishte bërë në një bar” – tha gazetari.

Bregu tha që legjislacioni britanik, që parashikon lirimin me kusht pas një periudhe dënimi, ndikon që një pjesë e shqiptarëve të mos dëshirojnë kthimin në Shqipëri.

“Në gjykatat britanike, kur ti merr një dënim, jepet e caktuar se sa kohë e ke të detyrueshme burgun, dhe pastaj mund të lirohesh me kusht. Nëse je sjellë mirë brenda burgut mund të marrësh lirinë me kusht më shpejt. Ata preferojnë të rrinë në Britaninë e Madhe, ku gjykatësi vlerëson çdo lloj përshkrimi që është bërë mbi ty në burg. Në Shqipëri gjykata s’i merr fare parasysh. S’jemi në dështim sepse pjesa më e madhe e atyre që janë dënuar lehtë vijnë në Shqipëri, sepse marrin edhe 5 mijë paund” – u shpreh ai.