Rrëzohet nga Gjykata e administrative kërkesë padia e Denion Meidanit, i cili pas largimit nga puna në Drejtorinë e Doganave, ju drejtua gjykatës me pretendimin e shkarkimit të padrejtë nga puna.
Kërkesa e djalit të ish presidentit Meidani u rrëzua nga gjykatësi Gentian Hamiti, duke lënë në fuqi vendimin e drejtoreshës së Drejtorisë së Doganave, Elisa Spiropali për largimin nga puna të Denionit.
Gjykata ka argumentuar se padia e Meidanit është e pabazuar në ligj, ndërsa ende nuk dihet nëse ky vendim do të apelohet nga Meidani, i cili disa ditë pas largimit nga puna u përfshi dhe në një debat me akuza me kreun aktual të doganave Elisa Spiropalin.