BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për vrasësin seriaj Julian Sinanaj dhe 5 të pandehurit e tjerë, ja detajet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për

Gjykata e Lartë la dje në fuqi dënimin me 30 vite burg për Julian Sinanajn, vrasësin serial të akuzuar për një sërë vrasjesh me pagesë në Shqipëri dhe Greqi. Ky i fundit për shkak të statusit si dëshmitar i drejtësisë, i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm. Dënimi me 30 vite burg për Sinanajn u dha në mars të vitit 2017 nga ish-Apeli për krime të rënda dhe ka mbetur në fuqi edhe për 5 të pandehurit e tjerë, Genis Mëhillaj 10 vite burg, Albin Mexhaj 8 vite burg, Ilir Karçini 5 vite burg, Ndriçim Gjokona 8 vite burg, Marjon Mitro 8 vite burg. Ndërkohë për Andon Mëhillajn , gjykata e Lartë pushoi çështjen ku ai ishte i dënuar me burgim të përjetshëm pasi ndërroi jetë në qeli në vitin 2020.

Kush është Sinanaj dhe çfarë ka ndodhur?

Sinanaj i përket të ashtuquajturës “Banda e Tritolit” në Vlorë si dhe autor i vrasjes së Sokol Veizit, Julian Metushajt, Agron Çelës, tritoli në banesën e Ardian Kollozit ish kreut të PD-së në Vlorë, tritoli në automjetin e ish perfektit Besnik Dervishi dhe vrasja e mbetur në tentativë ndaj shtetasit P.B. Në fakt është vetë ai i cili ka ndihmuar prokurorët për këto vrasje, një lëvizje e cila e shpëtoi atë nga burgimi i përjetshëm. Ai u dënua me 35 vite burg në vitin 2016 ndërkohë që Sinanaj u prangos në fillim të vitit 2014 i cili pasi kishte marrë një banesë me qira po përgatiste vrasjen e biznesmenit P.B. Për kryerjen e vrasjeve, Julian Sinanaj ishte i stërvitur mirë në Greqi. Ai paguhej me shuma të mëdha parash, çka dëshmohet dhe nga jeta e luksit që ai bënte. “Pjesën më të madhe të parave që merrja nga vrasjet ia dërgoja familjes në Greqi, ndërkohë që pjesën tjetër e mbaja për vehte, duke e përdorur për kazino, femra dhe udhëtime jashtë shtetit”. Kështu është shprehur Julian Sinanaj, i penduari drejtësisë kur është pyetur nga prokurorët e Krimeve të Rënda, se çfarë i bënte lekët që u merrte Marjon Mitros dhe dy kushërinjve Mëhillaj. Në dëshminë e tij, Sinanaj ka rrëfyer se një pjesë të lekëve e ka përdorur për t'i plotësuar dëshirat vetes, ku kryesisht luante kazino, shkonte me femra si dhe kryente udhëtime jashtë shtetit. Sipas Sinanajt, një pjesë të parave i përdorte edhe për blerjen e armatimit dhe tritolit, me të cilat e furnizonte gjithmonë i penduari tjetër Ndriçim Gjokona. Sipas Sinanaj, herë pas here shoqërohej me femra në mënyrë që të mos binte në sy të policisë, por edhe të personave që ai kishte piketuar për të vrarë. Nëpërmjet shoqërisë së femrave ai “maskohej”, nga ku me aparatin fotografik kryente dhe fotot e biznesmenëve të ndryshëm. Sipas tij, ka pasur raste kur ulej shumë afër njerëzve që do i vrite në lokale dhe restorante të ndryshme, duke i dëgjuar dhe rreth bisedave që ata bënin në tavolinë.

Arrestohet në Shkodër një 58-vjeçar nga Kosova

Ndërkohë dje një 58-vjeçar nga Kosova është vënë në hetim pasi ka fshehur në makinë dhe nuk ka deklaruar 11 790 euro. Mësohet se bëhet fjalë për 58-vjeçarin N. F.. 58-vjeçarit i është sekuestruar shuma dhe ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". “Fshehu në automjet 11 790 euro, me qëllim mosdeklarimin e tyre konform ligjit, procedohet penalisht 58-vjeçari (shtetas kosovar) dhe i sekuestrohet shuma e parave. Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare. Në këtë kuadër, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin N. F. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e PKK Muriqan gjetën dhe sekuestruan 11 790 euro, të padeklaruara nga shtetasi N. F., konform ligjeve në fuqi. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat operacionale të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. F., 58 vjeç, banues në Pejë, Kosovë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, njoftoi dje policia.