Xhaxhai i Aleks Nikës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë teksa shprehet i zhgenjyer për çështjen e “21 Janarit”. Sipas tij, për shkak të vendimit të Strasburgut, dosja duhet rikthyer për hetim pasi konsiderohet krim shtetëror.
Reagimi i Mark Nikës:
Për ne është i papritur si vendim. Akoma nuk e besojmë që Gjykata e Lartë të shprehet kështu. Ata kanë detyrim ligjor dhe kushtetues për shkak se gjykata e Strasburgut e ngarkon shtetin për ta hetuar çështjen për shkak se është krim shtetëror.
Në vrasjen e protestuesve ne dyshojmë se implikohen funksionarë të kohës dhe këta duhet ta bënte SPAK. Ne do ta ndjekim deri në fund, kjo është rruga ligjore ne e konsiderojmë këtë vendim të gjykatës së lartë haptazi në kundërshtim të ligjit.
Vendimi për 21 janarin është gur prove për drejtësinë e re – tha xhaxhai i Aleks Nikës. Ky vendim është dështim sepse nuk ka nevojë për hetim gjyqësor, ata duhet të shpreheshin në dhomë këshillimi e mbylli reagimin e tij Mark Nika.