Gjykata Themelore në Prishtinë, ka liruar nga akuza kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca për hedhje të gazit lotsjellës në parlament, ngjarje e ndodhur më 10 gusht 2016, ku ai mbante postin e deputetit.
Sipas gjykatëses Etida Çanta, nuk është provuar se Konjufca ka kryer veprën që i vihej në barrë “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Ajo shtoi se asnjë nga dëshmitarët nuk e ka inkriminuar Konjufcën.
Kurse, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” për të cilën ka arritur parashkrimi, është refuzuar akuza.
Shpallja e aktgjykimit u bë në mungesë të Konjufcës.