BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Aktualitet

Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, sekuestrohen 10 pistoleta, 7 muaj përgjime, 4 të rinj në pranga

Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në

Një grup kriminal i trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë është goditur dje nga Policia e Tiranës, ku janë sekuestruar 10 pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak. Në pranga kanë rënë 4 të rinj Blerim Krasniqi 28 vjeç, Benjami Shala 20 vjeç, Edonis Thaçi 25-vjeç Muhamed Krasniqi, 20 vjeç, të gjithë banues në Kosovë, të cilët po i sillnin armët për t’i shitur në Tiranë, në shifrat nga 1500 euro deri në 3000 euro. Të rinjtë u kapën në një vendparkim autobusësh, në Lundër, në kuadër të operacionit të koduar 'Transportuesi 2'. Dyshohet se Blerim Krasniqi, ka vënë në autobusin me drejtues Edonis Thaçin një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak. Më pas, Blerim Krasniqi, në bashkëpunim me Muhamed Krasniqin, kanë ndjekur me makinë, autobusin, gjatë gjithë itinerarit deri në mbërritjen në terminal në Tiranë. Grupi kriminal dyshohet se prej 1 viti trafikonte armë zjarri nga Kosova drejt Shqipërisë. Prej 7 muajsh kanë qenë në përgjim nga blutë e Tiranës. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se dy kushërinjtë Blerim dhe Muhamed Krasniqi, i fusnin armët te linja e autobusëve në pronësi të Edonis Thaçit. Ky i fundit ishte në dijeni të aktivitetit kriminal dhe bashkëpunonte me të tre personat e tjerë të arrestuar. Më herët ky grup kriminal ka sjellë armë në Shqipëri, kryesisht pistoleta, në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Korçë. Ka dyshime të forta se armët që janë sjellë në Tiranë dërgoheshin edhe në Greqi, për llogari të grupeve kriminale atje. “Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, Edonis Thaçi, së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste”, njoftoi dje policia. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë.

Reagon Balla

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Taulant Balla kërkon nga Policia e Shtetit më shumë angazhim në luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit dhe armëmbajtjes pa leje. Balla në një postim në rrjetet sociale, duke ndarë pamje nga operacioni policor në Tiranë për goditjen e një grupi të trafikut të armëve të zjarrit, tha se lufta ndaj armëmbajtjes pa leje vijon çdo ditë. “Policia e Shtetit, Tiranë ka goditur përsëri një grup kriminal i përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh. Duhet të bëjmë gjithçka me më shumë angazhim, që fenomeni i armëmbajtjes pa leje dhe trafikantët e armëve të luftohen nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, me vendosmëri, çdo ditë”, shkroi dje Balla.

Masakroi me thikë kushëririn në Kamëz, dënohet me 13 vite burg Granit Shehu

Nga ana tjetër, Gjykata e Apelit ka vendosur dje dënimin me 20 vite burg për Granit Shehun, i cili vrau me thikë djalin e xhaxhait, Milazim Shehu në vitin 2015. Ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, ku do të vuajë përfundimisht 13 vite e 4 muaj burg. Granit Shehu vrau djalin e xhaxhait duke e goditur 12 herë me thikë pas një sherri për motive të dobëta pasi dyshonte se vajza e viktimës i kishte vjedhur 120 mijë lekë të vjetra në shtëpi. Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon se: Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale G (G). Sh, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim’’, të parashikuar nga neni 78/2 i K.Penal. Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 16.09.2015, në rrugën “Horizonti”, të Bashkisë Kamëz. Shtetasi me iniciale M. Sh është goditur nga i pandehuri G. (G). Sh (kushëriri i tij), disa herë me mjete të forta dhe prerëse, duke i shkaktuar atij plagë të rënda, deri në humbjen e jetës.