Argjendaria “Marsi”, në rrugën “Nënë Tereza”, në Kamëz, mbrëmjen e sotme (28 Nëntor), ra pre e një grabitje nga 3 autorë të maskuar.
Sipas policisë raportohet se grabitësit kanë qenë të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë mundur të marrin bizhuteritë që kanë qenë mbi banak.
Policia ka ngritur pika kontrolli në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.
Të tjera detaje janë zbardhur ku sipas burimeve policore bëhet me dije se autorët janë larguar në drejtim të Laknasit.
Po ashtu raportohet se autorët që kanë ardhur nga Fushë Kruja kanë përdorur targa të falsifikuara për mjetin.