Pas shumë ditësh kërkime, policia greke vazhdon ende operacionin për arrestimin e shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalas. Fotografitë e katër të rinjve shqiptarë të arratisur, janë shpërndarë në të gjithë zonën dhe policia greke, po përpiqet dhe po tenton me të gjitha mënyrat që të mos i lejojë ata, të kalojnë kufirin drejtë Shqipërisë.
Nga ana e saj, policia e Igumenicës shtoi forcat në kufi me qytetin e Sarandës. Të arratisurit nga burgu i Trikalas, pasi hapën zjarr ndaj policisë në Artë, dyshohet që të jenë larguar drejt zonës së Sulit, e cila ndodhet pranë Parathimisë, në kufi me Sarandën.
Në këtë operacionin, me qëllim kapjen dhe arrestimin e të arratisurve, janë përfshirë forca policie edhe nga Atilokarania, Janina si dhe forca speciale të OPKE dhe EKAM. Arratisja e 11 shqiptarëve nga burgu i Trikalas ndodhi më 22 mars, ndërkohë që në 30 mars, gjatë një përleshje me armë midis policisë dhe të arratisurve, u vra 25 vjeçarja Katerina Zogali, ndërsa në 17 qershor, në tentativë për ti kapur, të arratisurit vranë një polic, i cili ishte dhe baba i dy fëmijëve.