Historiani Pëllumb Xhufi në një studio televizive foli në lidhje me çështjen “Beleri” dhe kushtet që ka vendosur Greqia për Shqipërinë, që nëse nuk zbatohen atëherë do të vendosë veto ndaj vendit tonë.
Xhufi theksoi se çështja ‘Beleri’ me ligjin e luftës nuk mund të krahasohen.
Mes të tjerash ai theksoi se Shqipëria ka probleme të tjera më të mëdha për t’u marrë sesa këto.
“Greqia nuk është se e donte pavarësinë e Shqipërisë, kishte tjera plan, ta ndante më dysh me Serbinë. Çështja Beleri me ligjin e luftës nuk mund të krahasohen. Gjithashtu dhe çështja e kufirit, që është shtruar nga mendje të ndriçuara të Greqisë që ne duhet të nënshkruajmë marrëveshjet në kuadër të kufirit të Greqisë.
Këto lojërat e acarojnë më shumë situatën. Ka probleme të tjera më të mëdha dhe kjo më duket muhabet mua. Ne merremi me probleme të tjera që na e servirin të tjerët që nuk janë pjesë e agjendës tonë. Ne nuk merremi me hallet tona”-tha Xhufi.