Psikologia, Marsela Leksi e ftuar në një studio televizive, foli për rastet e krimit në familje, ku u ndal në ngjarjen e rëndë në Durrës ku fëmijët vranë dhe varrosën babanë e tyre. Leksi u shpreh se është një ngjarje e padëgjuar më parë në vend.
“Është një ngjarje tepër e rëndë, dhe normalisht jo e pranueshme. Jam e bindur që tre fëmijët dhe bashkëshortja, duhet të jenë në dijeni të situatës që ka ndodhur.
Gjakftohtësia më e madhe është që ta marrësh ta mbështjellësh dhe ta groposësh para shtëpisë. Kjo është më e rëndë sesa vetë krimi që kanë kryer.”, tha Lekli.