Një 63-vjeçar është vënë në pranga në Fier ditën e sotme. Mësohet se arrestimi i 63-vjeçarit ka ardhur pasi ai ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. Më tej policia bën me djse se ka nisur procedimi i një 46-vjeçari pasi ai hapur një llogari në rrjetet sociale dhe ka publikuar foto të një 50-vjeçareje.
Gjithashtu është proceduar edhe një 63-vjeçar pasi ai kishte lidhje të paligjshme energjie elektrike në banëse. Një 45-vjeçar u procedua pasika kanosur me një send të fortë, për motive të dobëta, një 51-vjeçar.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier/ Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi në flagrancë shtetasin V. R., 63 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D.(J.), 46 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka hapur një llogari në rrjetet sociale dhe ka publikuar foto të një shtetaseje 50 vjeçe.
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: -A. S., 63 vjeç, banues në fshatin Cakran, pasi në banesën e tij është konstatuar lidhje e paligjshme energjie elektrike; -J. B., 45 vjeç, banues në Levan, pasi ka kanosur me një send të fortë, për motive të dobëta, një shtetas 51 vjeç.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., 19 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, një shtetas 36 vjeç. Stacioni i Policisë Patos referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. B., banues në fshatin Banaj, Patos, pasi duke djegur disa barishte në tokën e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke të mbjellë me ullinj; -P. Y., 35 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.