
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

“Harta” e kokainës në Tiranë, zonat ku shitet më shumë ‘pluhuri i zanave’ apo ‘buka e bardhë’

Shkruar nga SOT.COM.AL 3 Qershor 2023

‘Buka e bardhë’ apo ‘pluhuri i zanave’ janë disa prej pseudonimeve që përdorin shpërndarësit e kokainës në kryeqytet. Duke iu referuar shifrave, vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti policia e kryeqytetit ka sekuestruar 7.5 kg kokainë ndërsa vitin e kaluar në Tiranë u sekuestruan në operacione të ndryshme 9 kg kokainë. Këto shifrat tregojnë për rritje të konsumimit të kokainës por edhe forcës goditëse të policisë.
Zonat më të frekuentuara nga shitësit dhe grupet kriminale që merren me këtë aktivitet janë qendra e Tiranës, zona e Bllokut, Komuna e Parisit si dhe Kodra e Diellit. Disa ditë më parë policia e Tiranës në zonën e Kodrës së Diellit sekuestroi 2.3 kg kokainë dhe arrestoi 5 persona. Ky rrjet kriminal drejtohej nga Kostaq Murtaj i cili përveç shitjes së kokainës kishte dhe një biznes të tregtimit të produkteve ushqimore në Sarandë.
Në industrinë e kokainës ai bashkëpunonte me 2 këshilltarët e porsazgjedhur të bashkisë Sarandë Olsi Mylka dhe Shemsi Progda, të cilët veç angazhimit në drogë dhe politikë kishin dhe biznese. Në skemën e shpërndarjes së kokainës policia identifikoi dhe punonjësin e agjencisë shtetërore të kadastrës në Tiranë Donald Muhamuçi si dhe Ermal Lamaj. Më 4 shkurt të këtij viti policia e Tiranës sekuestroi 2.1 kg kokainë dhe rreth 4 kg heroinë e cila shpërndahej nga një grup i drejtuar nga Brikena Frakulli e cila në këtë aktivitet kishte përfshirë dhe fëmijët e saj. Në këtë operacion në pranga ranë edhe Hortenca Biçakun, Klevi Banushi dhe Artur Kristo.
Në një operacion të ngjashëm me më shumë se 20 të arrestuar më 22 mars policia e Tiranës sekuestroi më shumë se 2 kg kokainë. Hetimet zbuluan se kokainën grupet e shpërndarësve e siguronin nga një person i huaj, që vinte nga lindja e mesme e për autoritetet mbeti anonim.
Më të lexuarat


Plani për eliminimin e Musabelliut/ “Shteti” në shënjestër të krimit, ja sa prokurorë të SPAK janë të mbrojtur

Po kthehet në një vatër të rrezikshme, Shqipëria kërkon ndihmë nga BE-ja për shuarjen e zjarrit në Fier

Sulmi terrorist në Ankara/ Stoltenberg: NATO qëndron pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit

Zbulohet zinxhiri komandues i bandës së Pogradecit, lidhën aleancë me Laert Haxhiun për të kryer vrasje

U përmend në dëshminë e Ardian Tafanit, reagon për herë të parë avokati i njohur: Nëse Laert Haxhiu më donte të vdekur…

Klodiana Lala: Prokurores po i përgatisnin atentat, KLP nuk mblidhet për t'i mbrojtur

Banda e Laert Haxhisë, jepet vendimi për 11 të arrestuarit, mes tyre edhe Artan Tafani që zbërtheu krimet

Plagoset një minator në Bulqizë, niset drejt Tiranës

Sherr me grushte në QSUT, arrestohen dy persona

Vrasja e 35-vjeçares shqiptare në Itali, sociologu Gëzim Tushi: Një bishë që e konsideronte gruan pronë të tij
