Gazetarja investigative, Anduena Llabani, tha në një studio televizive se çështja Beleri mbart në vetvete e anët e saj të errëta.
Ajo tha se Beleri ka qenë një nga personazhet më problematike në të gjithë jugun e Shqipërisë dhe ai është mbajtur nën vëzhgim nga Antiterrori shqiptar. Sipas saj, Beleri ka pajisur edhe shtetas shqiptar me pasaportë grekë në këmbim të votave në Himarë.
“Ajo që unë perceptoj është se kjo historia e Belerit ka anët e errët të saj. Kam komunikuar me njerëz që kanë investiguar në çështjen e Fredi Belerit, dhe këtë dua ta them edhe për shkak të të një mirinformimit të opinionit publik, që Beleri ka qenë një nga personazhet më problematikë në të gjithë jugun. Të paktën flas për autoritete policore, ka qenë subjekt i përgjimeve dhe ndjekjes nga anti-terrori i policisë Shqiptare. Ajo ka dhënë e para sinjalin që Beleri ka dhënë informacionin se Beleri po blen vota në prag të zgjedhjeve. Ka patur dhe informacione të tjera ndaj Fredi Belerit, që ka pajisur shtetas shqiptar me pasaporta greke”, tha ajo.