Humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit, ka bërë që një familje kosovare të përfundojë në liqen.
Fatmirësisht të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në vendin e njohur si "Kepi i Tafës", në segmentin rrugor Ura e Drinit të Zi- Morinë. Nga policia raportohet se mjeti me targa Kosove, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqen.
Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave, që kanë çuar në këtë aksident.