Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Kreshnik Osmani, tha në një studio televizive se aksidenti tragjik me 8 viktima në Këlcyrë tregoi problematikën e madhe që ekziston me emigrantët e paligjshëm.
Ai theksoi mes të tjerash se duhet të merren masa urgjente në kontrollin e kufirit pasi, përveç personave që mund të kenë nevojë vërtetë për të emigruar, mund të futen dhe persona me kontigjentë kriminalë që mund të destabilizojnë politikisht shtetin.
“Problemi më i madh që ne duhet të na shqetësoj është se është një hall i madh që do të vij duke u rritur. Situata gjeopolitike, na tregon se lindja e Mesme po ekspodon, veçanërisht tani që zmadhohet përplasja Izrael-Hamas.
Zgjerimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ne duhet të na ke mi frikë dhe të merren masa urgjente. Të kontrollohet territori urgjentisht sepse nuk na vijnë vetëm hallexhinj që kanë hequr veshkën por nesër mund të na vijnë kontegjentë kriminalë që mund të na destabilizojnë politikisht”-tha ai.