Një 34-vjeçare me iniciale M.K., u vu në pranga dje nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për mashtrim. E reja hiqej si punonjëse e Kadastrës dhe i kishte premtuar nj qytetari se do t’i legalizonte pronën. Ajo është kapur në flagrancë teksa merrte shumë 450 mijë lekë të reja nga qytetari i mashtruar. “Gjatë periudhës hetimore u provua se 34-vjeçarja e arrestuar në flagrancë ndërkohë që i merrte të dëmtuarit, shumën 450 000 lekë, e kishte mashtruar këtë shtetas se ishte punonjëse e Kadastrës, si dhe se do t’i legalizonte dhe regjistronte, pronësinë mbi një objekt”, njoftoi policia. Në lidhje me këtë rast është shpallur në kërkim edhe një 41-vjeçar me iniciale J.M. Ai akuzohet si bashkëpunëtor i M.K.j. Policia po vijon punën për kapjen e tij. Ndërkohë policia nuk i ka lënë ende hetimet pasi po kërkon të identifikojë persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. Ndaj 34-vjeçares rëndojnë disa akuza, ndër to, “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë