Ish-shefi i hetimit të krimeve në Elbasan Leonard Palushi depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë. Ai kundërshton vendimin e gjykatës së Posaçme të Apelit për Krimin dhe Korrupsionin dhe kërkon të shpallet i pafajshëm. GJKKO la në fuqi dënimin me 3 vjet e 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar ndaj tij u vendos 2 vjet e 4 muaj. Ish-shefi i Krimeve të Elbasanit është shpallur fajtor për “korrupsion”. Sipas hetimeve të SPAK, Palushi ka përfituar një automjet “Mercedes Benz” nga Erion Alibej, në këmbim të devijimit të hetimit të vrasjes së Emiliano Ramazanit. Njëkohësisht, SPAK kërkoi sekuestrim e mjetit dhe heqje të së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite. Kujtojmë se, Palushi u arrestua në kuadër të operacionit ‘Golden Bullet’ pasi dyshohej se kishte kryer manipulime provash në disa ngjarje kriminale, kur ka shërbyer si efektiv në Elbasan. Sipas SPAK, në vitin 2020, Palushi ka krijuar raporte me të hetuarin Erjon Alibej dhe ka marrë tërthorazi prej tij përfitim të parregullt.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë