Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Tiranës i cili ishte shpallur në kërkim.
Vijojnë kontrollet në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.
Në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të këtij plani operacional u finalizua operacioni policor i koduar “Stampa”.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për falsifikim të stampave dhe formularëve.
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në Ali Dem, u kap shtetasi Metodi Marku, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i stampave ose formularëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Erjola Doçi ‘djeg’ rrjetin, moderatorja poston foto nga pushimet e saj
Erjola Doçi është një nga banoret më të komentuara të këtij sezoni të “BBV3”. Dinamike, e zgjuar dhe me argumenta,...
Lexo më shumë