Arrestohet një 28-vjeçar në Shijak ditën e sotme. Mësohet se i riu me inicialet O.K ka vjedhur telefonin e një personi tjetër. 28-vjeçari akuzohet nga Prokuroria e Durrësit për veprën penale të vjedhjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan shtetasin O. K., 28 vjeç, banues në Shijak, pasi i ka vjedhur celularin, një shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.