Janë pubikuar fotot e 27-vjeçarit Ymer haxhiaj i cili ka dhunuar, lidhur dhe i ka dhënë ilaçe të dashurës së tij 19-vjeçare për të dështuar fëmijën që mbante në bark.
27-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet se ka rrahur, lidhur dhe më pas i ka dhënë pilula partneres së tij 19-vjeçare për të abortuar fëmijën e tyre, ka mohuar veprimet duke thënë ndër të tjera në polici se “nuk e ka bërë” dhe se “nuk janë kështu gjërat”.
Pretendime që janë në kontrast të plotë me atë që përshkroi në polici 19-vjeçarja e tronditur, duke rrëfyer momentet tragjike që ka përjetuar në duart e tij.
Vajza raportoi se gjithçka nisi rreth orës 21:00 të së martës kur partneri i saj dhe së shpejti babai i fëmijës, e mori atë nga shtëpia e saj dhe pas një ndalese të shkurtër te miqtë e tyre, ai e mori atë në shtëpinë e tij në Tsilivi Zakynthos dhe i kërkoi të kalonte natën atje.
Vajza ka refuzuar dhe më pas 27-vjeçari e ka tërhequr me forcë në shtrat dhe i ka lidhur duart me litar. Më pas ai e detyroi atë të merrte pilula në mënyrë që të shkaktonte një abort të fetusit që mbante, gjë që ndodhi.
Më vonë në mëngjes e ka çuar vajzën në spital, ku ai mori telefonin e saj celular dhe i kërkoi asaj të mos i përmendte asgjë askujt. Pas analizave që iu nënshtrua , u zbulua se ajo ishte gjashtë javëshe shtatzënë dhe fetusi sapo ishte abortuar.
Pas denoncimit, oficerët e Policisë së Zakynthos arrestuan 27-vjeçarin, i cili akuzohet për dhunë në familje, ndërprerje të shtatzënisë, lëndime të rrezikshme trupore dhe vjedhje.