Ish-deputeti Belind Këlliçi ka komentuar dje hetimet dhe arrestimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës. Sipas Këlliçit, mungesa e medias në raportimin e kësaj ngjarjeje tregon hapur censurën mbytëse të financuar frikshëm me paratë e inceneratorëve. Ai tha gjithashtu se bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj janë përfituesit realë të inceneratorit, ndërsa SPAK i ka ndërmarrë masat e ndalimit 5 muaj me vonesë. “Inceneratori i Tiranës: Bashkia nën hetim, SPAK në udhëkryq dhe mediat në heshtje. Një shpjegim i shkurtër i deklaratës së djeshme për shtyp dhe fletëarresteve të SPAK në Bashkinë Tiranë. 1/ Mungesa e medias në raportimin e kësaj ngjarjeje tregon hapur censurën mbytëse, të financuar frikshëm me paratë e inceneratorëve. Sa prej mediave flasin sot për inceneratorin e Tiranës? 2/ Bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj janë përfituesit realë të inceneratorit, ndërsa SPAK i ka ndërmarrë masat e ndalimit 5 muaj me vonesë”, shkroi Këlliçi.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë