BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Aktualitet

Indeksi i Korrupsionit, Shqipëria renditet e 98-ta nga 180 shtete, kërkohet mbikëqyrja e ekzekutivit dhe autonomia e Parlamentit, zbardhet raporti i "Transparency International"

Indeksi i Korrupsionit, Shqipëria renditet e 98-ta nga 180 shtete,

Organizata “Transparency International” e ka renditur Shqipërinë në vendin e 98-të, duke e vlerësuar me një pikë më shumë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në 180 shtete të botës. Sipas organizatës, kërkohet mbikëqyrja e ekzekutivit dhe autonomia e Parlamentit. Sipas TI, Shqipëria vlerësohet me 37 pikë për përparimin e lehtë në luftën kundër korrupsionit. “Shqipëria (37) e ka përmirësuar bilancin e saj përmes investigimit dhe hetimit të korrupsionit në nivelet e larta, por progresi më i madh varet te forcimi i legjislacionit të drejtësisë penale dhe garantimi i mbikëqyrjes efektive të pushtetit ekzekutiv. Vendimi për krijimin e një ministrie të re që merret me veprimtaritë antikorrupsion vjen me pritshmëri për mekanizma më efektive të integritetit. Por kjo nuk mund të arrihet derisa parlamenti të ketë autonomi më të fortë dhe deri kur organizatat e shoqërisë civile dhe medies të luajnë rolin mbikëqyrës pa u penguar nga autoritetet”, shpjegon raporti i organizatës. Indeksi i përvitshëm i Perceptimit të Korrupsionit dhe raporti për gjendjen e korrupsionit në botë përdorin një sistem llogaritjeje deri në 100 pikë. Sipas raportit, niveli i korrupsionit në botë mbetet në shifra të larta, ndërsa rendit 180 vende dhe territore sipas niveleve të perceptuara të korrupsionit në sektorin publik, duke shënuar në një shkallë nga 0 (shumë e korruptuar) deri në 100 (shumë e pastër). TI ka vlerësuar se mbi dy të tretat e vendeve shënojnë nën 50 nga 100, gjë që tregon fuqishëm se korrupsioni mbetet një problem tejet serioz.

Mesatarja globale

Ndërkohë, mesatarja globale, sipas raportit, është në vetëm 43, ndërsa shumica dërrmuese e vendeve nuk kanë bërë asnjë përparim në luftën ndaj korrupsionit. Për më tepër, 23 vende ranë në rezultatet e tyre më të ulëta deri më tani këtë vit. Një prej arsyeve të renditura në raportin e TI që lejon lulëzimin e korrupsionit, lidhet me tendencën globale të dobësimit të sistemeve të drejtësisë. “Liderët autoritarë dhe demokratë po minojnë drejtësinë. Kjo po shton mosndëshkimin e korrupsionit, madje edhe duke e inkurajuar atë duke eliminuar pasojat për kriminelët. Aktet korruptive si ryshfeti dhe shpërdorimi i pushtetit po depërtojnë gjithashtu në shumë gjykata dhe institucione të tjera të drejtësisë anembanë globit. Aty ku korrupsioni është normë, njerëzit vulnerabël kanë kufizuar aksesin në drejtësi, ndërsa të pasurit dhe të fuqishmit kapin sisteme të tëra drejtësie, në kurriz të së mirës së përbashkët. Vendet që renditen lart në CPI kanë një problem të tyre të mosndëshkimit, edhe nëse kjo nuk reflektohet në rezultatet e tyre. Shumë raste të korrupsionit ndërkufitar kanë përfshirë kompani nga vendet me pikët më të mira që përdorin ryshfet kur bëjnë biznes jashtë vendit. Të tjerë kanë implikuar profesionistë që shesin fshehtësinë ose përndryshe mundësojnë zyrtarë të huaj të korruptuar”, thuhet në raport.

Pavarësia e institucioneve që luftojnë korrupsionin

Sakaq, blerja e drejtësisë dhe ndërhyrja politike mbetet një tjetër problem i evidentuar në raport. Sipas TI, liderët duhet të garantojnë pavarësinë e institucioneve që luftojnë korrupsionin. “Korrupsioni do të vazhdojë të lulëzojë derisa sistemet e drejtësisë të mund të ndëshkojnë keqbërjet dhe t'i mbajnë qeveritë nën kontroll. Kur drejtësia blihet apo ndërhyhet politikisht, janë njerëzit që vuajnë. Liderët duhet të investojnë plotësisht dhe të garantojnë pavarësinë e institucioneve që respektojnë ligjin dhe luftojnë korrupsionin. Është koha për t'i dhënë fund mosndëshkimit për korrupsionin”, thuhet në raport.

Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor

Sipas raportit, për shkak të dobësive ndaj presionit politik, sistemet e drejtësisë në Bosnje dhe Hercegovinë që ka këtë vit 35 pikë (një pikë më shumë se vitin e kaluar) dhe Serbia që ka 36 (i njëjti nivel si vitin që kaloi) në masë të madhe nuk janë në gjendje të ndjekin penalisht dhe sanksionojnë zyrtarët publikë që abuzojnë me postet. Maqedonia e Veriut është vlerësuar me 42 pikë në vitin 2023 nga 40 pikë që kishte vitin e mëparshëm.