BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Aktualitet

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë

Industria e armëve në Shqipëri duket se është një mashtrim i madh, pasi të gjithë fabrikat janë shkatërruar. Pak ditë më parë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka pranuara se Shqipëria do të kthehet në një vend ku do të prodhohen armatime. Shqipëria do të kthehet në një fabrikë armatimi për Ukrainën, sikundër presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi gjatë samitit në Tiranë, se ka firmosur një marrëveshje me Ramën për prodhim armësh dhe municioni, duke dhënë sinjale se te ne do nisë prodhimi i armatimeve. Dhe në fakt ai që i ka vënë vulën është ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili ka pranuara se do të ringrihen uzinat e dikurshme. Gjatë një interviste televizive, Peleshi deklaroi se po punohet për ringjalljen e kësaj industrie në vendin tonë. Sipas tij, nga kjo industri Shqipëria do të ketë përfitime ekonomike, por gjithashtu do forcojë dhe kapacitetet e saj mbrojtëse. Por të gjitha këto janë deklarata, pasi realiteti është krejt ndryshe, për shkak se të gjitha uzinat e kohës së diktaturës që prodhonin armë janë shkatërruara dhe ndërkohë gjithë materialet janë shitur për skrap. Kjo do të thotë se vënien në punë e fabrikave të armëve, paçka se do të sillte progres dhe rritje ekonomike, paralelisht do të kishte edhe një kosto të madhe, pasi pikë së pari duhet goxha investim monetar dhe logjistik që ato të jenë gati, për t’iu përgjigjur nevojave të Shqipërisë dhe vendeve të tjera që do të kërkojnë apo porosisin armë e municione të ndryshme luftuaka. Pra deri më tani deklarata janë shou dhe propagandë, pasi uzinat dhe fabrikat e armëve janë mbuluar nga ferrat dhe se ato janë kthyer në fjetore për minjtë apo ndonjë vend pelegrinazhi për nostalgjikët e sistemit komunist e madje vend ku narkotikët pinë racionin e tyre.

Reagon Naço

Por teksa ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shprehet optimist, ka reaguar edhe kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Nasip Naço, i cili i ka dhënë një “shuplakë” atij. Ndërsa ishte i ftuara në një studio televizive, zoti Naço zbuloi se ka pasur shumë kërkesa nga kompani të huaja për të marrë me koncesion fabrikat e prodhimit të armëve, në mënyrë që t’i vënë në punë, por kjo gjë është penguar nga Ministria e Mbrojtjes. “Unë besoj që ka ardhur koha për ta rivënë në punë. Jo vetëm në Poliçan, por edhe Gramshi, Mjekësi në Elbasan. Vetëm Shqipëria është në konservim. Dhe është fatkeqësi për burokratët e Ministrisë së Mbrojtjes që nuk mendojnë që ta rivënë në punë, por në 30 vite kanë menduar për të zbrazur depot e ndërtuara para viteve ’90. Po ashtu, unë besoj që mënyrat janë të ndryshme, i takon këtyre burokratëve të Ministrisë së Mbrojtjes për ta zgjidhur. Për sa kohë të gjitha vendet e tjera e kanë të zgjidhur qoftë shtetëror qoftë në bashkëpunim shtet privat, apo duke e dhënë me koncesion. Ka dhjetra kërkesa për ta marrë me koncesion, kompanitë kanë qenë të huaja dhe vendase dhe ju takon këtyre burokratëve të zbatojnë ligjin, t’i kërkojnë dhe të zgjedhin. Jemi i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që sot nuk prodhojmë asnjë fishek. Unë nuk pretendoj që burokratët e kësaj ministrie të prodhojnë dronë është jashtë imagjinatës sime. Industria ushtarake është fitimprurëse. Fiton shtetit, fitojnë të gjithë ata qytetarë që do vihen në punë, përfiton industria ushtarake për nevojat tona të mbrojtjes, apo për t’i shitur. Nuk kërkojmë asgjë më shumë. I besoj vizionit të kryeministrit në këtë drejtim dhe deklaratave të tij”, deklaroi ai. Ndërkohë i interesuar më së pari për zonën që përfaqëson, Poliçanin, Naço thekson se banorët aty po e presin me interes të lartë riaktivizimin e fabrikës. Madje i vetëdijshëm për riskun që mbajnë këto investime, kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, nuk do të shohë asnjë skenar fatkeq si ai i Gërdecit. “Jam deputet i zonës, ata njerëz që presin atje që të rivihet në punë, i kanë të gjitha kapacitetet. Këta e kanë më të lehtë ta shesin, ta çmontojnë dhe ta demontojnë për skrap, se sa ta rivendosin në punë dhe kjo s’ka asnjë fjalë tjetër se sa ‘burokratë’. Nuk dua që të krahasojë Gërdecin me kombinatin mekanik të Poliçanit, atje është demontuar dhe s’ka pasur asnjë gjë, janë njerëz të trajnuar dhe kanë eksperiencë në këtë drejtim”, nënvizoi Naço.