BREAKING NEWS

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret Rama-Berisha me amnistinë penale, ja si u liruan të korruptuarit dhe “puçi” që iu bë SPAK

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret
x
BREAKING NEWS

Priten presat e Sali Berishës për t’u rikthyer në Parlament, nga heqja e pagës dhe çdo përfitimi financiar, te djegia e mandatit, ja si do të nxirret jashtë politike “non-grata”

Priten presat e Sali Berishës për t’u rikthyer në
x
BREAKING NEWS

Ervin Karamuço jep detajet nga projekti i bujshëm i Londrës për të fundosur pushtetarët e lartë të korruptuar, ja kush i ka mbledhur provat për britanikët që shpallën “non-grata” Sali Berishën, në “listën e zezë” politikanë nga e djathta edhe nga e maj...

Ervin Karamuço jep detajet nga projekti i bujshëm i Londrës
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr detajet tronditëse, vrasësit që hoqën qafe Azem Hajdarin ishin nisur për të eliminuar Sali Berishën, ja kush i ka në duar provat që do të hapin “Kutinë e Pandorës” për dosjen e “shekullit”

Spartak Ngjela nxjerr detajet tronditëse, vrasësit që hoqën
x
BREAKING NEWS

Zbardhet skema që po ndjek Edi Rama për të “mbërthyer” SPAK, konstuticionalistë dhe analistët ngrenë alarmin, përplasje të forta brenda “Rithemelimit”

Zbardhet skema që po ndjek Edi Rama për të
x
BREAKING NEWS

U dhunua në mes të ish-Bllokut, zbardhen detaje të reja nga sulmi ndaj avokatit të ish kryeministrit Sali Berisha, dyshohet se shkak ishte…

U dhunua në mes të ish-Bllokut, zbardhen detaje të reja nga sulmi
x
BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x

Aktualitet

Ish-bashkëpunëtor me Dumanin dhe i arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia, Besjan Xhixha kërkon statusin e të penduarit, premton se do rrëfejë krime të tmerrshme

Ish-bashkëpunëtor me Dumanin dhe i arrestuar për vrasjen e

I arrestuari për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës pasditen e 27 prillit 2020, Besjan Xhixha u vetëofrua për të rrëfyer krime të rënda që ka dijeni, nëse i ofrohet statusi “i penduar i drejtësisë”. Gjatë seancës së fundit gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vrasësi me pagesë 31-vjeçar u bëri me dije gjyqtarëve nëse SPAK-u do t’i kishte marrë me kohë dëshminë e tij, nuk do të kryheshin vrasje në Fushë-Krujë dhe FushëKuqe. Ende nuk dihet nëse këto vrasje për të cilat Xhixha është i gatshëm t’i zbardhë janë vrasjet e Brilant Martinajt, Klisman Preçit, zhdukjen e biznesmenit të lojërave të fatit Ervis Martinaj. Xhixha ka qenë bashkëpunëtor me Nuredin Dumanin, një tjetër vrasës me pagesë i njohur, i cili ra në pranga në Fier pasi u plagos në Elbasan. Ky i fundit akuzoi ish-miqtë dhe ish-bashkëpunëtorët e tij duke përmendur ngjarje të rënda në të cilat janë përfshirë. Në këtë situatë, Xhixha i është kundërpërgjigjur duke i ngarkuar Dumanit 12 vrasje dhe krime të tjera të kryera.

Nga vrasja e vëllezërve Haxhia dhe mohimi i njohjes me Nuredin Dumanin

Besjan Xhixha dhe Enver Diva u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në 17 qershor 2021 në cilësinë e bashkëpunëtorëve në atentatin e dyfishtë ndaj vëllezërve Haxhia në 27 prill 2020. Identifikimi i tyre u bë i mundur nga Klevis Alla, i cili u kthye në bashkëpunëtor të drejtësisë. Ata akuzohen pasi në bashkëpunim me Nuredin Dumanin dhe Talo Çelën, një person i shumëkërkuar nga drejtësia, përgatitën vrasjen e biznesmenit Viktor Haxhia dhe juristit Besmir Haxhia. Plani paraprak dështoi pasi Enver Diva u infektua me COVID-19. Më pas, realizimin e vrasjes së dyfishtë e mori përsipër Nuredin Dumani. Ky i fundit dhe Çela u shpallën në kërkim nga policia. Vrasja e vëllezërve Haxhia dyshohet se ndodhi për shkak se Dumani dhe Çela u lanë për siguri një sasi parash të grabitura në Aeroportin e Rinasit. Por, pasi kishin kërkuar më pas “pakon”, vëllezërit Haxhia thanë se ajo ishte humbur. Pas Arrestimit, vrasësi Xhixha tha se nuk e njeh Nuredin Dumanin, Talo Çelën dhe Klevis Allën, por pranoi se kishte miqësi me Klevis Allën.

Ndryshimi i versionit në 21 maj 2022, Xhixha akuzon Dumanin për 12 vrasje

Pasi Nuredin Dumani filloi të përmendë 31 emra të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe Xhixhën, ky i fundit e akuzoi për realizimin e 12 vrasjeve dhe lidhjet e fuqishme që kishte me deputetë, politikanë, funksionarë të drejtësisë, madje dhe me prokurorin Altin Dumani. 31-vjeçari nga Kruja pranoi se e njihte shumë mirë Nuredin Dumanin pasi ka qëndruar për 1 vite gjysmë në banesën e tij. Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vetë dhe ndihej i mbrojtur. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar.

Ymeri revoltohet në gjyq: S’e kuptoj pse më mbani në ’41 biss’, m’u vërsul gjithë shteti

I arrestuari për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Klodian Saliu, Viktor Ymeri ka kërkuar që të nxirret nga izolimi ekstrem “41 biss” në burgun e Fierit. Në seancën e djeshme në Gjykatën e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ish-anëtari i bandës së “Gaxhait” në vitet ’90 u shpreh i revoltuar që po trajtohet i diferencuar nga të dënuarit e tjerë. Ai akuzoi shtetin se riburgosi në 2020 duke përdorur si pretekst vrasjen e Lames dhe Saliut. Debati në gjyq u tensionua dhe Ymeri u nxor jashtë me forca policie. “Nuk e kuptoj arsyen përse SPAK më ka futur në ‘41 biss’ dhe përse trajtohem ndryshe nga të tjerët. Kam tërë jetën burgjeve dhe më duket sikur nuk kam qenë ndonjëherë i lirë. Ato pak muaj qe më nxorën jashtë burgut, më bënë shumë keq se m’u vërsul i gjithë shteti mbi shpinë derisa më gjetën një pretekst për të më futur prapë në burg. Më mirë mos të kisha dalë fare, se nëse nuk do kisha dalë, nuk do isha në këtë proces”, tha në seancë Viktor Ymeri. Së fundmi, emri i tij doli dhe në skandalin e burgut të Fierit si njëri prej të dënuarve që përfitoi padrejtësisht ulje të ditëve të dënimit me ndihmën e punonjësve dhe ish-punonjësve të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier. Sipas hetimeve, Ymeri përfitoi 85 ditë ulje dënimi, edhe pse ndaj tij ishte marrë masë disiplinore për 20 ditë “Përjashtim nga veprimtaritë e përbashkëta”. Vendimi për uljen e dënimit u mor në 5 maj 2021, ndërsa masa disiplinore iu dha në 23 mars 2020. Në këtë rast, Ymeri është ndihmuar duke ia fshehur në dokumentacione masën ndëshkuese.