Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka komentuar situatën politike në vend dhe atë në drejtësi. Gjatë një interviste televizive, zonja Imeraj flet hapur, ndërsa e ndal theksin tek dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, duke treguara se çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”. Referuar çështjes “Beleri”, ajo thekson se prekja e votës së lirë përbënë vepër penale, edhe nëse bëhet fjalë për 4 vota, por edhe nëse bëhet fjalë për 100 vota. Ndërkohë sa i takon aferës së koncesioneve në shëndetësi, ish-prokurorja Imeraj thekson se ajo që ka rëndësi është se sipas saj, duhet që të bëhet një hetim i plot, i drejtë dhe i bazuar në prova.
-Zonja Imeraj, kishte nevojë Kodi Penal për t’u ndryshuar?
Ndryshimet shoqërore dhe përballja edhe me vepra të reja penale sjellin nevojën për ndryshime. Në rangun e ndryshime të kodit penal e rëndësishme është që të hidhen për diskutim me grupet e interesit, sepse është shumë e rëndësishme që të merret edhe mendimi i tyre. Është një draft i përçuar dhe ajo që shihet është një riformatim i strukturës së kodit penal, ka një shtesës të numrit të neve të këtij kodi dhe detajim të veprave të caktuara penale. Arsyet se pse ndryshohet legjislacioni lidhet me faktin që nëse e marrim me ilustrim vitet e fundit rrjetet sociale kanë treguar se ka pasur shantazhime, përgjigje dhe kundërpërgjigje duke shkaktuar edhe shkelje të privatësisë deri edhe pasoja të rënda si ishte rasti i 27-vjeçares. Janë kthyer në një rrezik të shtuar sidomos edhe për moshat e reja.
-Cilat janë pikat që për ju duhet që të ketë dënime?
Ne jemi një nga vendet kryesore që ka masat e paraburgimit dhe arrest me burg që hetohen në burg dhe kjo është kosto jo vetëm për taksapaguesit, por edhe për burgjet që mbushen. Kodi i ri penal ka disa detajime se sa kodi aktual dhe duke përfshirë edhe alternativat e dënimit me burgim.
-Ca forme tjetër burgimi ka, përshembull mund të ketë gjobë?
Një e re është futur është edhe detyrimi për të hequr dorë nga përdorimi i alkoolit. Në disa vite më parë ishte vepër penale e shpeshtë drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, kështu çdo person që një ditë të premte ose edhe në fundjavë dilte që të konsumonte një shishe birrë përfundonte në pranga. Nuk është e rëndësishme që të ndëshkojmë, por edhe të ndërgjegjësojmë si edhe rehabiliteti.
-Rritet mosha për cilësimin si krim të marrëdhënieve me të mitur, më parë ka qenë 14 tani ka shkuar 16 vjeç?
Rritja e moshës është një element që do sjell diçka pozitive edhe për mënyrën si rregullohen këto marrëdhënie. Kjo ka qenë një problematik në shoqërinë tonë dhe do ishte efikas nëse do bëhej.
-Po fakti që do të ketë burg për rastet kur ka tradhti në martesë?
Edhe sot nuk lejohet që të ketë dy martesa të paktën zyrtarisht një person, por nuk ka lidhje me tradhtinë. Sepse nuk mund të kthehet organet e hetimit në skuadra që përndjekin individët se si sillen në jetën e tyre të përditshme.
-Për Fredi Belerin është kërkuar burg, ai ka thënë se është i pafajshëm, si e komentoni?
Rasti i tij, pra i subjekteve politike jo vetëm bëhet mediatik, por edhe interes të shtuar. Aktualisht ai është në arrest me burg dhe masa që është kërkuar është diçka që ka konkluduar prokuroria nga hetimet. Prekja e votës së lirë përbënë vepër penale, edhe nëse bëhet fjalë për 4 vota, por edhe nëse bëhet fjalë për 100 vota. Në aspektin ligjor prokuroria ka përmbyllur përfaqësimin në gjykatë duke konkluduar me një akuzë. Si çdo subjekt tjetër që nuk është dënuar me vendim të formës së prerë është një person i padënuar.
-Berisha ka kërkuar që të shkoj në Kuvend, por nuk është lejuar?
E kemi ndjekur dhe e kemi diskutuar shumë dhe vijon që të diskutohet. Prokuroria e Posaçme shkoi drejt një mase të rëndë sepse nuk respektoi masën e parë, Prokuroria e Posaçme nuk gjen arsye pse duhet që të lehtësoj masën e ‘arrestit në shtëpi’. Berisha i është ndryshuar masa për shkak të mosrespektimi, nëse në vijim nuk e di nëse do të jetë shqyrtuar edhe në Apel, por ka edhe Gjykata e Lartë për t’u shprehur dhe ndoshta i mjafton kjo koha 6 mujore për të mos humbur mandatin si Ahmetaj.
-E ka respektuar ai masën e sigurimit?
Që nga momenti kur u caktua një masë sigurimi atëherë fakti i mosrespektimit solli edhe arrestin me shtëpi. Pjesa e ndalimit të komunikimit për mua nuk është se i vlen për efekt të hetimit të çështjes.
-Sa i përket zotit Beqajt, kas pasur një masë me detyrim paraqitje ndaj tij, por ai ndryshe nga Ahmetaj paraqitet në SPAK?
Shohim se subjektet e mazhorancës që janë në hetim kanë një vullnet për të shkuar për t’u përballur me drejtësinë. Ka pasur raste që në dalje publike kanë thënë se jemi për hetimin dhe për këtë reforma funksionon, gjë që nuk vihet re nga pala tjetër. Masa e Beqajt, pra është vullneti i secilit se si do që të përballet me organet e drejtësisë, Ahmetaj zgjodhi që të arratiset.
-Për ju duhet të kishte një masë më të rëndë ndaj Beqajt?
Ajo duhet parë në tërësinë e akteve të dosjes nëse Beqaj mesa dimë është në dyshim për veprën e shpërdorimit të detyrës dhe nëse prokuroria ka mbledhur provat dhe mendon se nuk cenon apo vë në rrezik marrjen e provave, atëherë pak rëndësi ka nëse Beqaj, Berisha dhe Beleri ndodhën në masë arrest me burg. Ajo që ka rëndësi është se duhet që të bëhet një hetim i plot, i drejtë dhe i bazuar në prova.