Ish prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit”, se ka patur raste kur oficerë të policisë në Shqipëri, janë rekrutuar kundrejt shumave monetare, për të dhënë informacion Guardia di Finanzës, për llogari dhe interes të shtetit italian.
“Guardia di Finanza, Interfoce, nga disa hetime penale të prokurorisë, ka zbuluar që oficerë madhorë të lartë, rekrutonin për interes të shtetit italian, oficerë shqiptarë dhe i përdornin duke shfrytëzuar burimet e tyre.
Oficerë të policisë shqiptare, në shkëmbim të shpërblimeve në vlera monetare, nuk kryenin detyrën në Republikën e Shqipërisë, por njoftonin Interforrce dhe këta kapeshin në Itali. Kjo vuri në pikëpyetje që oficerët kalonin përtej misionit të tyre”, tha Beci.