BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Aktualitet

Ishte në listën e personave që do të vinin dje në Shqipëri, afgani zbulon përse nuk mbërriti në aeroportin ‘Nënë Tereza’ aeroplani amerikan (VIDEO)

Ishte në listën e personave që do të vinin dje në

Ditën e djeshme do të mbërrinte në vendin tonë avioni i parë me emigrantët afganë, por nuk mbërriti.

Për qeverinë amerikane, nxjerrja nga Afganistani i 20.000 bashkëpunëtorëve të tyre mes të cilëve 1000, që pritet të vijnë në Shqipëri po kthehet në ‘mision i pamundur’. Kjo si pasojë se kaosit që ka përfshirë aeroportin ndërkombëtar Hamit Karzai në Kabul.

Gazetari Muhamed Veliu, përmes What’s app bisedoi me njërin prej 300 afganëve të parë, që supozohej të mbërrinte në Shqipëri dy ditë më parë. Ai ndodhet në perimetrin e jashtëm të  aeroportit duke pritur dhe përmes kësaj video të dërguar ilustron situatën afër tij.

I pyetur përse nuk është mundësuar nisja drejt Shqipërisë ai tha: “Dy ditë më parë Talibanët dezinformuan njerëzit përmes rrjeteve sociale duke thënë se ata që dëshironin të shkojnë në Amerikë thjesht duhet të paraqiten në aeroport. Më shumë se 200.000 persona u paraqitën në aeroport duke shkatërruar planin e evakuimit të amerikanëve”.

Ishte në listën e personave që do të vinin dje në

Një zyrtarë i qeverisë shqiptare pjesë e operacionit humanitar të sjelljeve të afganëve në Shqipëri, i deklaroi se: “Jemi në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën Amerikane dhe zyrtarë të Washingtonit. Situata tha ai është  shumë fluide. Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë. Besohet të ketë sot një fluturim drejt Tiranës, por nuk është asgjë e garantuar”, theksoi zyrtari qeverisë shqiptare.

Ian Pannell korrespondent i çështjeve ndërkombëtare në televizionin  amerikan ABC thotë se “në pjesën civile të aeroportit ka shumë kaos si asnjëherë tjetër. Ata që duhen evakuuar e kanë të pamundur pasi Talebanët në mënyrë të rrezikshme i godasin për t’i larguar. Këto janë dy realitete që po ndodhin këtu”.

Zëvendëssekretarja e Shtetit, Wendy Sherman u tha gazetarëve një ditë më parë se talebanët, në kundërshtim me deklaratat e tyre publike dhe angazhimet e tyre, po bllokojnë afganët që duan të largohen nga vendi.

“Ne kemi parë raporte se talebanët, në kundërshtim me deklaratat e tyre publike dhe angazhimet e tyre ndaj qeverisë sonë, po bllokojnë afganët që duan të largohen nga vendi duke arritur në aeroport”, shtoi ajo.

Ndërsa sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin deklaroi se trupat amerikane janë të fokusuara në mbajtjen e Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul të sigurt.

“Ne do të evakuojmë këdo që mundemi, të evakuojmë. Dhe ne do ta zhvillojmë këtë proces për aq kohë sa të mundemi”, tha ai.