Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në burg tre personat e arrestuar si pjesë e një grupi kriminal që operonte në Francë për trafik të lëndëve narkotike. Në burg do të qëndrojnë Redian Doda që konsiderohet edhe si ‘koka’ e grupit si dhe Zabit Fisniku e Fabi Isaku, të tre të arrestuar në Shqipëri. Nga ana tjetër, autoritetet franceze kanë vënë në pranga edhe 16 persona të tjerë ndërsa ka sekuestruar edhe lëndë narkotike të llojit kokainë e heroinë me vlerë rreth 1 milionë euro. Po kështu në sekuestro janë vendosur edhe disa llogari bankare, automjete dhe pasuri të tjera të paluajtshme të krijuara nga ky aktivitet kriminal.
Moderatorja e njohur bën deklaratën e papritur: Më është rritur barku këto kohë…
E ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e sotme ka qenë moderatorja e njohur Argjira Spanca. Gjatë bisedës së saj...
Lexo më shumë