BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x

Aktualitet

Iu shantazhua vajza në një grup Telegrami, babai trondit me deklaratën: Më kërcënonin, kjo racë e keqe pedofilash që...

Iu shantazhua vajza në një grup Telegrami, babai trondit me

Grupi famëkeq "Albkings" në Telegram është kthyer sërish, edhe pse është mbyllur disa herë për aktivitetin e tij.

Pjesë e këtij grupi deri tani janë rreth 57 mijë persona, shumica djem, të cilët shkëmbejnë me njëri-tjetrin video dhe foto intime të vajzave me të cilat kanë pasur raporte.

Përveçse publikohen pamje për të rritur të vajzave, pa lejen e tyre, në grupin virtual publikohen edhe pamje gjatë kryerjes së akteve seksuale me to, ku shihet se në shumicën e rasteve xhirohen pa dijeninë e tyre.

Fenomeni rëndohet më shumë me publikimin e të dhënave personave të vajzave, përfshirë numrin e tyre të telefonit, emrin dhe mbiemrin. Ato më pas kontaktohen dhe marrin oferta për kryerjen e marrëdhënieve të mëtejshme seksuale kundrejt pagesës.

Administratorët e grupit po ashtu kërkojnë para në këmbim të heqjes së një videoje apo fotoje denigruese.

Policia e Kosovës dhe Shqipërisë ka marrë denoncime të ndryshme për aktivitetin e grupit në Telegram, më i fundit në Lipjan, ku babai i një të miture raportoi se asaj i ishte publikuar fotoja dhe një video intime.

Tema u diskutua të hënën në një emision televiziv, ku u dëgjua edhe dëshmia e një prindi tjetër, vajza e të cilit po vuan pasojat e zbulimit të jetës së saj private pa dëshirën e saj.

Pas publikimit të fotove intime të minorenes, babai i vajzës tha se brenda pak minutave në telefonin e saj vinin qindra mesazhe shqetësuese.

"Kur i merrja numrat mbrapsht nuk përgjigjej askush, vetëm shkruanin mesazhe se kam fotot tuaja nudo etj. Më kërconin me 'do t'i publikojmë aty, do t'i publikojmë këtu'. Por çfarë të publikojnë kjo racë e keqe, pedofila. Jam i bindur 100 për qind që nuk ka asgjë, vetëm thjesht shantazhe. U kam kthyer mesazhet duke u thënë se do lajmëroj policinë. Dhe mesazhet me këta numra, fotografitë e tyre, i kam fotografuar për t'i denoncuar në polici," tha prindi i vajzës që ka rënë viktimë e grupit.