Ja të dhënat zyrtare nga rritja e pagave, kush përfiton dhe kush përjashtohet, zbardhet roli që do të ketë vjetërsia në punë
Xhoana Vraniçi
Me vendimin e qeverisë, prej 1 korrikut punonjësit e sektorit shtetëror do kenë rritje page. Për mësuesit paga mesatare do të shkojë në 950 euro. Me këtë rritje pagash të miratuar më 26 qershor 2024 paga mesatare në sektorin shtetëror arrin në 105 mijë lekë. Për këtë rritje të pagave, që është e fundit e reformës së ndërmarrë nga qeveria në vitin e kaluar, vetëm për periudhën korrik-dhjetor 2022 nga buxheti i shtetit do të shpenzohen afro 108 milionë euro për rritjen e pagave. Fatura do të rritet më tej në vitin e ardhshëm pasi për të mbajtur këtë nivel të ri pagash nga buxheti i shtetit do të shpenzohen afro 390 milionë euro. Paralelisht me këtë rritje, prej 1 janarit 2026, të gjitha pagat e sektorit shtetëror do të indeksohen me normën e inflacionit. Indeksimi i rrogave të administratës do të bëhet një herë në dy vite. Por për të mësuar më shumë rreth kësaj çështje, ka folur deputetja e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj, e cila ka shpjeguar me detaje se kush përfiton dhe kush përjashtohet nga administrata. Më poshtë po pasqyrojmë intervistën e zonjës Resulaj për televizionin “SCAN TV”.
Sa është numri i përfituesve në rritje?
Kjo është në vijimësi të reformës së pagave, nisur që nga viti 2022 dhe pjesën më të madhe në 2023. Ne total, kemi një përfitues nga rritja e pagave, 135 mijë punonjës. Duke përfshirë edhe ata që janë në shërbim të drejtpërdrejtë të publikut, mjekë, infermier, mësues, policia e shtetit, forcat e armatosura, zjarrfikës, që janë të gjitha këto kategori që kanë përfituar më së shumti por gjithashtu dhe administrata qendrore. Për këtë vit, duke filluar nga 1 korriku, efekti që do të marri është mbi 84 mijë përfitues por së bashku me përfituesit e 2023-it shkon në total prej 135 mijë punonjës. Po ashtu edhe efekti financiar është i ndarë. Nëse në vitin 2025 kur reforma të marr të gjithë efektivitetin e plotë të saj, kur të jetë e zbatueshme në të gjitha kategoritë e nivelet, efekti financiar është 31 miliardë lekë. Ndërkohë që për 2023-shin ky efekt ishte 17 miliardë dhe për 2024-ën në total do të jetë 22.1 miliardë. Vetëm efekti që kanë me ndryshimin e pagave nga 1 korriku është sërish 11 miliardë lekë e shoqëruar me ndryshimet që do të vijnë deri në fund të vitit, ky do të jetë totali deri në 22.1 miliardë lekë. Rritje më të lartë në % dhe vlerë financiare, do të pësojë ajo kategori punonjësish të cilët janë paguar më pak deri tani, e vendin e parë e mbajnë mësuesit e ciklit të ulët.
Janë 14 720 specialistë të administratës që përfitojnë një rritje prej ku varion nga 11%-16%
Nuk përfitojnë rritje ato të cilët kanë marrë maksimumin e rritjes vitin e kaluar, që do të thotë drejtorë, në hierarkinë e lartë të administratës publike. Duke u ndjekur ky parim, ata që kanë marrë maksimumin e rritjes më të lartë që në fazën e parë, nuk do të kenë një tjetër rritje, si dhe ata të cilët kanë përfituar 0-7% të pagës do të fillojnë me ndryshimet që janë në përqindje akumulative, duke filluar 2024 e duke u krahasuar me 2023-eshin, ka rritjen e vetë por në mënyrë akumulative.
Shpjegim grafike
Kjo rritje e pagave që do të aplikohet për specialistët dhe që varion nga 11-16% dhe që hyn në fuqi prej datës 1 korrik, e çon në masën e përfitimit për specialistët e administratës publike deri në 113 mijë lekë, 102 mijë lekë, 91 mijë lekë dhe minimumi do të jetë 80 mijë lekë. Arsimtarët kanë një rritje prej 11-53% , kanë marrë në konsideratë vjetërsinë në punë. Bëhet fjalë për vjetërsinë mesatare, 15 vite. Kemi parasysh që në rritje është përfshirë paga bruto e cila bazohet mbi pagën sipas pozicionit dhe shtesat për kualifikimet.
Mjekët e përgjithshëm dhe infermierët.
Janë gati 15858 mjekë të përgjithshëm dhe infermierë të cilët do të marrin një rritje e cila shkon në një rritje nga 15 mijë lekë për person e deri në 20 mijë lekë. Fatura totale e rritjes vetëm për kategorinë e mjekëve shkon deri në 3 miliardë lek. Kjo rritje këtë herë është më standarde pasi herën e kaluar për 3 mijë mjekë e specialiteteve të ndryshme, duke marrë diferencën prej 50 mijë lekësh. Shkojnë në nivelet e pagave të mjekut 113 mijë lekë bazë. Është një rritje e cila është një rritje akumulative duke filluar nga 2023, kjo shkon në 23% rritja për mjekët. Ndërsa infermierët e kanë këtë rritje me 15 mijë lekë dhe shkon në një rritje akumulative në 27% dhe në vlerë paga bruto shkon në 87 mijë lekë në muaj.
Punonjësit e policisë
- 686 mijë policë të cilët do të përfitojnë një rritje të pagës bruto nga 13%-33%. Rritja mesatare e pagës merret në referim dhe në fokus kategoria më pak e paguar krahasimisht me kategoritë e tjera.
Rritja e pagave për punonjësit e administratës lokale
Reforma e pagave kap dhe punonjësit e administratës lokale. Në 2023-shin, pagat e punonjësve të administratës lokale, njësitë e qeverisjes vendore, u rritën me 6 mijë lekë, që krahasuar me këto nivele pagash të rritura në krahasim me punonjësit e administratës qendrore, ka një diferencë goxha të madhe. Pjesë e reformës, zoti Mazniku është marrë dhe vetë me një ristrukturim e me një reformë strukturore në njësitë e qeverisjes vendore, në mënyrë të tillë që edhe ata do të kenë një kategorizim të ri të nivelit të pagave, për të ngushtuar diferencën e madhe midis pagave në nivel qendror me ato të nivelit të një punonjësit në pozicionin lokal. Punonjësit e Bashkive në nivel lokal janë më pak të paguarit në krahasim me punonjësit në nivelin e bashkisë së Tiranës, ku radhitet si bashkia më e madhe. Në informacionet që unë kam, është një draft ku kategorizon bashkitë në vend në tre nivele. Bashkia e Tiranës dhe dy nivele të tjera të bashkive. E rëndësishme të theksojmë është edhe diferenca e pagave, ku njëra kategori nga tjetra, do të jetë vetëm 10%, për ta bërë sa me të ngushtë hendekun mes tyre. Nga ana tjetër, edhe sektori privat duke parë këto rritje pagash në administratën publike do të detyrohet që të bëj reforma të reja për një rritje pagash. Janë normat e tregut, ata që e vendosin ku si e tillë nuk ka asnjë lloj imponimi apo detyrimi sepse sektori publik nuk mund të imponojë edhe sektorin privat për ndryshimin e pagave. Por nëse tregu bëhet konkurrues, atëherë sigurisht që edhe rritja e pagave do të shoqërohet.
A do të ndikojë rritja e pagës edhe në rritjen e performancës
Është ndryshe kur flasim për sektor prodhues dhe në për sektorin e shërbimeve të drejtpërdrejtë duhet të ketë edhe një rritje të performancës së punën në mënyrë paralele me rritjen e temperaturave. Duhet të kemi realisht një reformë të mirëfilltë në administratën publike për rritjen e pagave, në mënyrë të tillë që t’i përshtatet jo vetëm digjitalizimit të shërbimeve, jo vetëm pritshmërive të publikuar por duhet të presim me domosdoshmëri dhe një rritje të performancës te punonjësit në administratën publike.
Forcat e Armatosura
Rritja e pagës varion nga 7-20%, por duhet të kemi parasysh që është e njëjta tendencë që është ndjekur, ku për gradat më të larta që kane forcat e armatosura, vjen duke u ulur në nivel. Duke filluar me vlerën e 8% nga forcat admiral e me rradhë deri te niveli me i lartë.
Vëmendja
Mendoj se kjo është risia e reformës së pagave përtej asaj që është anonçuar që prej vitit të kaluar duke i dhënë fokus ngushtimit të hendekut të pagave mes niveleve qendrore dhe asaj lokale.