Plakja është një proces i natyrshëm për të gjithë burrat dhe gratë, por shumë prej nesh shqetësohen për mënyrën se si duken. Botuesja Rita Petro ndau në emisionin Good Morning Albanians, në Euronews Albania, përvojën personale se si i kishte ndryshuar jeta pas moshës 37-vjeçare.
Ajo tregoi se në këtë moshë kishte rënë në dashuri dhe kishte përjetuar ndjenja të tjera nga ato që kishte ndjerë më e re.
“Mbi 37 vjeç jeta ime mori një drejtim shumë më të bukur dhe u ngjit në një shkallë shumë më të lartë shpirtërore. Rashë në dashuri, në një dashuri ndryshe, se është pjekuria; ti tani e di shumë më mirë çfarë bën. Nëse në moshën e re bën ata që kanë bërë prindërit e tu, tani je shumë e hapur, e pjekur dhe e di shumë më mirë atë që do”, tha Petro.