Ndërsa orët kalojnë dhe po afron data 23 Qershor, ka shtuar fluksin e emigrantëve të cilët kthehen në atdhe për të votuar.
Mbi pesë autobusë me emigrantë kanë kaluar përmes Kakavijës, duke shënuar kështu fillimin e një procesi organizativ të vetë emigrantëve, për të marrë pjesë në procesin zgjedhor të së dielës.
Në një hark kohor prej katër ditësh, në të tre pikat kufitare atë të Kakavijës, Tri Urave dhe Sopikut kanë hyrë në Shqipëri mbi 12 mijë emigrantë shqiptarë, rreth 30% më tepër se periudha e zakonshme.