Një 37-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ka dhunuar dhe kërcënuar bashkëshorten e tij.
Sipas mediave lokale, i riu është dënuar me dy vite burgim dhe bëhet fjalë për Besnik Rreshka, i cili jeton në Vicena.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur përgjatë harkut kohor janar-maj të vitit të kaluar.
“Do të të vras, do të vij të të marr në Shqipëri dhe do të të bëj të paguash. Nëse flet në polici të betohem se do të vras”, ka dëshmuar 32-vjeçarje në seancën gjyqësore për bashkëshortin e saj. Ajo tha se ai e dhunonte pa arsye, ose për xhelozi të pakuptimtë.