Pesë mjekë dhe specialistë të Spitalit Onkologjik në Qendrën universitare Nënë Tereza, QSUT, në Tiranë, si dhe dy administratorë të një spitali privat dhe një depoje farmaceutike, u vunë në arrest shtëpie ose me masën detyrim paraqitje pasi dyshohen të jenë përfshirë në një skemë abuzimi me pacientët e sëmurë me tumor, të cilët transferoheshin nga spitali shtetëror në klinika private, për qëllime përfitimi.
Për gazetarin Mentor Kikia, ky nuk është rasti i vetëm për të na demonstruar se shëndetësia në vend është e korruptuar.
“Të gjithë më ketë rast shprehim dufin me këtë ngjarje , dhe reagimi publik sepse bëhej fjalë për shëndetin dhe gjithkush me apo pa dëshirë mendon se një ditë do të shkoj te ajo dera.
Dhe kur shkon aty e sheh mjekun si shpëtimtar por kur shkon aty takon mjekun me ‘hanxhar’ që i thotë ‘më jep lekët se do iki në Maldive’.
Parë kështu prodhon revoltë, por nuk ishte nevoja për të pritur dhe parë këtë histori për të kuptuar se shëndetësia jonë është e korruptuar.
Në fakt sistemi shëndetësor është ndër më të korruptuar, jo për nga sasia e parave që prodhon por por nga masiviteti dhe ndjeshmëria që ka te njerëzit, duke filluar te mjeku ë i vogël te kirurgu me i madh.”
Sipas Kikisë, ky është rasti për të çuar në një reformim të thellë të sistemit shëndetësor.
“Nuk është rasti për të mallkuar dhe për të sharë, por është rasti për tu shtruar dhe për të pare si mund të zgjidhet.
Janë arrestuar edhe mjek më herët, problemi nuk ka ndryshuar. Ata që bëjnë politikën, ligjet strategjira, në vend të bashkimit të dufit me qytetarët duhet ulur për ta parë se si duhet reformuar sistemi.”
Gazetari Kikia, nga një studio televizive, tha se kjo ngjarje duhet cilësuar si krim, jo korrupsion.
Sipas tij, duhet të mendohet të krijohet një piramidë për mjekët që janë më aktiv dhe ata të cilët janë më pak, në mënyrë që të eliminohet korrupsioni me pacientët.
“Kjo është një rast kriminal kriminale jo korrupsion. Marrja e medikamenteve për farmacitë private është vepër penale, vjedhje, krim, sepse mjekimet janë eksluzivitet i shtetit.
Por nuk është zgjidhje as burgu as histeritë e legjitimuar të publikut ndaj tyre.
Por në fund ne duhet të kuptojmë një gjë, nuk ka barazi në shëndetësi, në komunizëm kishte. Nuk mundet një mjek që ka diplomuar dhe i ka mbyllur librat dhe do të jap vetëm penicilinat, të krahasohet me një mjek që ndjek konferenca shkencore, që updatohet me çdo të re dhe arrin të bëj nje robotikë me nanokirugji, nuk mund të paguhet njëjtë me atë nëpunësin e administratës që e mbyll punën në 12 të se premtes dhe e hap në 12 të së hënës.
Për këtë arsye duhet që reforma të krijoj këtë piramidën e pagave që ky mjeku i talentuar që të shpëton kokën, të shpërblehet, të mund të prodhojë dhe shpërblim për mjekun dhe shpërblim për pacientin.”, përfundoi Kikia.