
Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike për shqiptarët: Luizi u ‘martu’, në 11 shkurt të “martojmë” Ramën

“Çështjet e Brilant dhe Ervis Martinaj të lidhura”/ Gazetari zbardh prapaskenat e forta: Grupet kriminale e kanë metodë përdorimin e...

A ka kryer Ervis Martinaj ndërhyrje plastike?/ Artan Hoxha zbulon si qëndron e vërteta

Vrau të riun nga Kukësi në Prizren, zbardhet kërkesa më e fundit e prokurorisë për “Kobrën” dhe pesë të tjerë

Pas njoftimit të datës së protestës, Berisha bën lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Vëmendje shoferë! S’ka më të lëvizësh me makinë pa dokumente, makina monitoruese zbret në terren (Detaje)

“Kokaina shqiptare 'lundron' mes Amerikës Latine dhe Dubait”, gazetari zbardh detaje të fortë: Ja vendet ku grupet kriminale janë fuqizuar më së shumti

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Nëntor 2022

Gazetari Eni Ferhati thotë se grupet kriminale shqiptare, të cilat merren me trafikimin e kokainës, janë fuqizuar më së shumti në Amerikën Latine, kryesisht në Ekuador, por edhe në Dubai.
Ferhati u shpreh se Dubai është një nga vendet që konsiderohet ‘parajsë’ për shqiptarët e kërkuar nga drejtësia, pasi është një shtet me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi.
Ferhati nënvizoi se shtetasit shqiptarë të përfshirë në trafikimin e kokainës, po bëhen gjithnjë e më shumë rezident në Ekuador, teksa ministri i Brendshëm i këtij shteti, ka kërkuar edhe vendosjen e vizave.
“Arben Kraja, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, para pak ditësh në një konferencë me anti-mafian italiane, foli pikërisht për këto zhvillime, ku shqiptarët kanë arritur të bëhen grosistë të kokainës, kanë krijuar kontaktet e tyre me grupet kriminale në Amerikën Latine, apo dhe kartele të cilat merren me trafikimin e kokainës. Ndërkohë, që degëzimet dhe lidhjet e tyre për porositë dhe ndjekjen e të gjithë këtij procesi mund të vijnë edhe nga vende të cilat cilësohen parajsë për personat e kërkuar nga drejtësia, siç është edhe Dubai.
Të ofron mbrojtje jo vetëm ligjore, por edhe fizike, pasi ne nuk kemi marrëveshje ekstradimi, por edhe je shumë i sigurt nga ana fizike, për shkak se atje, krimet e rënda janë tepër të dënueshme. Ndaj dhe grupet rivale, edhe nëse hasen në Dubai e kanë të pamundur të veprojnë. Pothuajse çdo raport i agjencive ligjzbatuese, flet për rritjen e grupeve kriminale shqiptare, pikërisht në tregun e trafikimit të kokainës, duke nisur nga lidhjet me familjet mafioze në Itali, si Ndraghetta, por edhe me prezencën si rezident në Amerikën Latine, ndër to edhe Ekuadori, ku së fundmi ministri i Brendshëm në Ekuador ka kërkuar vendosjen e vizave për shqiptarët”, theksoi ai.
Më të lexuarat


Ekzekutimi i Briken Sanajt te Kodra e Diellit në Tiranë, arrestohet në Kosovë bashkëpunëtori në krim, i dha makinën vrasësit

Vrasja e kushëririt të Ervis Martinajt, Artan Hoxha: Makina e djegur nuk ishte e autorëve, u bë për të çorientuar policinë

Vrasja e rapsodit Kol Murrani dhe Preng Simonit në prill 2020 pasi zbuluan parcelat me kanabis, Apeli lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Aleksandër Përdodën

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, dëshmitë e reja ndryshojnë rrjedhën e ngjarjes: Aktivisti i PS u ndalua nga 2 persona të armatosur

“Mos gënje”! Të ftuarit përplasen në studio për Portin e Durrësit: Projekt pasurimi nëpërmjet ndërtimit

Ku dhe pse ndryshojmë nga Kosova? Kreshnik Spahiu zbulon arsyet: Jemi shumë larg rregullave

Pa rrip sigurimi dhe me celular në dorë, pezullohet nga detyra efektivi i policisë që shpëtoi shoferin nga gjoba

Situata politike në vend/ Gazetari rendit arsyet: Ja pse jemi zhytur në korrupsion

Shpëtohen nga FNSH pesë të rinjtë, ishin bllokuar në dëborë në Malësinë e Madhe

"Duhet ndryshim sistemi", ekspertja e ekonomisë s’i kursen ironitë: Rama i pari që korrupton (Video)
