BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x

Aktualitet

Konferenca e Qendrueshmërisë Kibernetike e OKB-së, jepet relacioni për rikuperimin e sistemeve dhe implementimin e AI në Shqipëri

Konferenca e Qendrueshmërisë Kibernetike e OKB-së, jepet

Konferenca e Qendrueshmërisë Kibernetike për shqyrtimin e kërcënimeve kibernetike ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, organizuar nga Instituti për Kërkimin, i Kombeve të Bashkuara, (UNIDIR) mblodhi në New York, në datat 29 shkurt-1 Mars, përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, ekspertesh, profesorësh, studiuesish dhe hulumtuesish, për të diskutuar mbi tre dimensione kyçe të kërcënimeve kibernetike që mund të cënojnë vendet e botës: teknologjia, tipologjitë e sulmeve dhe aktorët e kërcënimit.

Diskutimet në nivel teknik trajtuan mënyrat se si këto sulme mund të cënojnë sigurinë ndërkombëtare dhe se si shtetet duhet të reagojne ndaj tyre me sukses, brenda një kuadri etik dhe të përgjegjshëm në hapësirën kibernetike.

Në seancën e ditës së dytë të kësaj Konference, ishte e pranishme edhe Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj, për të ndarë përvojën e Shqipërisë në përballimin me sukses të sulmit shtetëror kibernetik, i cili synoi të fshinte të gjitha sistemet digjitale në vend.

“Reagimi i menjëhershëm ndaj sulmit keqdashës, u arrit falë bashkëpunimit me Departamentin Amerikan të Shtetit Microsoft dhe FBI. Kërcënimet kibernetike mbeten sfidë e vazhdueshme globale, por e rëndësishme është të rrisim nivelin e mbrojtjes dhe bashkëpunimit. Ndaj, ne prej kohësh kemi ngritur Qendrën Qeveritare Operacionale të Sigurisë, strukturë e cila mbron infrastrukturat dhe sistemet qeveritare nga çdo sulm kibernetik.”

Investigimi, rikuperimi i sistemeve në mënyrën më të sigurtë dhe në kohë rekord, modernizimi dhe implementimi i inteligjencës artificiale në operacionet e përditshme, u vlerësuan nga panelistët e OKB-së si një histori suksesi ndërkombëtare.