Konfindustria reagoi një ditë pasi qeveria vendosi shkrirjen e Bordit të Transparencës për çmimet e hidrokarbureve. Nëpërmjet një deklarate zyrtare, Konfindustria i kërkoi qeverisë që të krijojë Entin Rregullator të Karburanteve, me pretendimin se shkrirja e BT nuk përmirëson çmimet, pasi tregu i karburanteve kontrollohet nga oligopolet dhe konkurrenca e pandershme. “Konfindustria vlerëson se vendimi nuk pritet të sjellë asnjë ulje të çmimeve të karburanteve në treg, përkundrazi mund të përkeqësohet më tej. Arsyeja e përfundimit të mësipërm është mungesa e konkurencës së lirë në tregun e karburanteve si pasojë e pranisë së oligopoleve dhe marrëveshjeve të tipit kartel. Konfindustria përsërit kërkesën për krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve sipas modeleve të ngjashme të sukseshme në Rajon”, shkruhet në fillim të deklaratës. Jo vetëm kaq, por Konindustria arsyeton se ky ent do të ndikonte për të ulur çmimet e karburanteve në Shqipëri, që janë më të lartat në rajon dhe Europë, që ndikohen dhe nga kontrabanda e naftës. “Shqipëria ka çmimet krahasimore të karburanteve nga më të larta në nivel kontinenti dhe më gjerë. Mjaft problematike paraqitet edhe kontrabanda masive e karburanteve në vlera deri në 300 milionë$/vit, shoqëruar edhe deri në thyerje të shpeshtë të embargos me vende si Rusia, Irani, Libia, etj”, mbyllet qëndrimi i Konfindustrisë.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë