BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja pse u largova nga Iliri dhe pse PL është një eksperiment i dështuar, ish-presidenti do të ketë të njëjtin fati si Berisha

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të
x
BREAKING NEWS

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23 maj merret vendimi për Izet Haxhinë, avokati i tij jep detajet e forta: Plani ishte për të vrarë Saliun në ’98, jo ish-deputetin demokrat, ja 23 provat që ish-truproja disponon për krimet e Be...

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për “SKY ECC” dhe dosjen “McGonigal”, në përgjime ka rënë edhe Edi Rama, ja të fshehtat nga koncesioni prej 20 milionë euro që ka përfituar ish-agjenti i FBI nga kryeministri shqiptar...

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për
x
BREAKING NEWS

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë, gjysma e grupit parlamentar të PS kanë vila në Lalëz dhe shtëpi te rezidenca e Gentiana Sulës, ja si rrëzohet Rama nga pushteti

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë,
x
BREAKING NEWS

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof gazetarin Klodian Tomorri, zbulon disa nga skandalet e bëra publike nga Nisma Thurje dhe del hapur në mbështetje të SPAK

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof
x
BREAKING NEWS

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të jetë rritja e pensioneve që do të realizohet në tetor, skema që po ndiqet dhe detajet nga dy bonuset që do të marrë mosha e tretë për këtë vit

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të
x
BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll
x

Aktualitet

Konflikt i dhunshëm me thika, vihet në prangat e policisë i mituri

Konflikt i dhunshëm me thika, vihet në prangat e policisë i

Tre adoleshentë në Elbasan janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm që ka çuar në arrestimin e një 17-vjeçari. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e shkuar, 17-vjeçari i arrestuar ka dëmtuar lehtë me thikë një 16-vjeçar dhe ka dhunuar fizikisht një 14-vjeçar, ndërsa këta të fundit e kanë goditur atë, me shkop prej druri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon përshkallëzimin e një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet adoleshentëve.

Arrestohet një 17-vjeçar dhe procedohen në gjendje të lirë një 16-vjeçar dhe një 14-vjeçar, të implikuar në konflikt. Sekuestrohet një mjet prerës (thikë), me të cilin i arrestuari, gjatë konfliktit, dëmtoi lehtë 16-vjeçarin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 20:30, të datës 02.04.2024, për një konflikt ndërmjet disa adoleshentëve, në lagjen "Syrja Dylgjeri", shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe ato të Forcës së Posaçme "Shqiponja" kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, përgjegjësit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të këtij konflikti dhe arrestimi i një 17-vjeçari të përfshirë në të. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 të mitur 14 dhe 16 vjeç, po ashtu të implikuar në konflikt.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 17-vjeçari i arrestuar ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë) 16-vjeçarin dhe ka dhunuar fizikisht 14-vjeçarin, ndërsa këta të fundit e kanë goditur atë, me send të fortë (shkop prej druri).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Më të lexuarat