BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja ...

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e
x
BREAKING NEWS

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e “çmendur” e Agron Zhukrit, si u bë milioner nga gruaja e tij që nuk i justifikon dot të gjitha të ardhurat e saj me pagat dhe aktivitetin privat, zbardhen “flamujt e kuq” në KPK...

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi, nëse është trim le të...

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do
x
BREAKING NEWS

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet, zbardhen provat dhe dëshmitarët që kanë plasur “bom...

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit,
x

Aktualitet

Konsultimet publike për ujësjellësin e Himarës, BIRN: Qytetarët të padëgjuar dhe të përjashtuar! Shqetësimet e tyre ranë në vesh të shurdhër

Konsultimet publike për ujësjellësin e Himarës, BIRN:

Procesverbalet e konsultimeve publike lidhur me projektin e kontestuar të ujësjellësit në lumin e Shushicës tregojnë se shqetësimet e banorëve ranë në vesh të shurdhër, ndërsa organizatat mjedisore nuk u bënë pjesë e takimeve.

Më 23 shtator 2020, Razip Denaj udhëtoi nga fshati Kuç drejt Bashkisë së Himarës për të marrë pjesë në një takim konsultimi me zyrtarët vendorë, ku kundërshtoi projektin e ujësjellësit në lumin Shushicë – dega kryesore e lumit të Vjosës. Sot 77 vjeç, Denaj është i shqetësuar për ndikimin që do të ketë ky projekt në jetën e tyre.

“Unë kam qenë në takimet e kryera si nga Bashkia Himarë, dhe në të tjera. Nuk kam pranuar kurrë dhe nuk kam folur kurrë pro këtij projekti që prek ujin tonë,” tha Denaj për BIRN.

Banorët e fshatrave që shtrihen buzë lumit të Shushicës po protestojnë kundër projektit të qeverisë që synon të devijojë ujin e lumit drejt bregdetit të Jonit, pasi shqetësimet e tyre ranë në vesh të shurdhër prej më shumë se tre vitesh.

Dokumentet e konsultimit publik të siguruara nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se banorët e fshatit Kuç, nga ku planifikohet edhe devijimi fillestar i ujit, i kanë kundërshtuar këto plane që në zanafillën e tyre. Ndërkohë, organizatat e mbrojtjes së mjedisit nuk janë bërë pjesë e takimeve dhe konsultimeve.

Lumi Shushicë është një prej degëve kryesore të lumit Vjosë, ky i fundit i shpallur Park Kombëtar në mars të vitit 2023. Një vit pas vendimit që u trumbetua nga qeveria, Shushica përballet me mundësinë e heqjes nga statusi i mbrojtur.

Projekti i ujësjellësit të Himarës, i financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim, “Kreditanstalt für Wiederaufbau” (KfW) dhe Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), planifikon të devijojë 140 litra ujë në sekondë nga lumit dhe rrezikon ta thajë plotësisht pjesën e sipërme të tij gjatë verës.

Dokumentet e konsultimit publik të siguruara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit tregojnë se pjesë e diskutimeve janë bërë një numër i limituar prej 23 banorësh nga fshatrat e prekur Kudhës, Pilur, Kuç dhe Buronjë në tre takime të mbajtura nga korrik-shtator 2020.

Disa takime të tjera janë mbajtur në bashkinë e Himarës, ku banorët janë shprehur dyshues pavarësisht këmënguljes së investitorëve dhe kryebashkiakut në detyrë, Jorgo Goro lidhur me impaktin pozitiv të këtij projekti.

“Fshatarët dëgjuan me vëmendje kryebashkiakun Goro dhe përfaqësuesit e FSHZH, por ishte e dukshme si shumë prej tyre mbetën të pabindur. Pyetjet e tyre treguan se ata kishin dyshime të vazhdueshme, sidomos për impaktin në terma afatgjatë të projektit në furnizimin e tyre me ujë dhe në praktikat e agrikulturës,” citon dokumenti që Bashkia Himarë i vuri në dispozicion BIRN.

Banorët kanë shprehur edhe dyshimet lidhur me kapacitetin e tubacioneve dhe frikën se volumi i ujit që do të merret do të jetë më i madh sesa ai i parashikuar zyrtarisht, 139 litra për sekondë.

“Një pjesë e banorëve shprehën shqetësimin se ky projekt po bëhet për të favorizuar resortet në Bashkinë Himarë, dhe jo për furnizimin me ujë të banorëve të fshatrave”, citon procesverbali.

Banorët gjithashtu i frikësohen ndikimit që devijimi i ujit prej burimit të Lëpushës mund të ketë në prurjet e kanaleve të ujitjes, të cilat janë jetësore për bujqësinë e tyre si i vetmi burim ekonomik. Një çështje tjetër që ka shqetësuar vazhdimisht fshatarët ka qenë nëse palët e prekura janë marrë në konsideratë në procesin e vendimarrjes.

Në një dëgjesë publike të mbajtur më 4 dhjetor 2023, përfaqësuesit e Fondit Shqiptar të Zhvillimit kanë shprehur shqetësimin e tyre për mosprezencën e organizatave mjedisore në takim. Por përfaqësuesit e organizatave mjedisore i thanë BIRN se nuk ishin njoftuar dhe as informuar në lidhje me projektin.

Organizata mjedisore EcoAlbania, e cila prej vitesh merret me kauzën e mbrojtjes së lumit të egër të Vjosës dhe degëve të saj, si edhe lumenjve të tjerë në Shqipëri, nuk figuron në listën e palëve të prekura nga organizatat e shoqërisë civile me interes për t’u konsultuar mbi impaktin e këtij projekti.

“Ne nuk na kanë njoftuar dhe as nuk na ka përfshirë njeri në këto takime,” i tha BIRN Olsi Nika, drejtor ekzekutiv i EcoAlbania.

Qendra për Ruajten dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA dhe Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim, EDEN, janë të listuara në dokumente si grupe të interesuara, por nuk janë përfshirë më pas në konsultime publike.

“Ne nuk jemi kontaktuar asnjëherë lidhur me këtë projekt. Nuk na është kërkuar prezenca në konsultime dhe nuk kemi patur asnjë dijeni për konsultime lidhur me të,” i tha BIRN Aleksandër Trajçe, drejtor ekzekutiv i PPNEA.

Ngjashëm edhe Ermelinda Mahmutaj nga qendra EDEN tha se nuk ishin kontaktuar asnjëherë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit apo Bashkia e Himarës.

“Nuk kemi patur asnjë komunikim prej tyre”, tha Mahmutaj, drejtore ekzekutive e qendrës mjedisore EDEN./BIRN