Arrestohet një kontrabandist shqiptar në Slloveni. Dje, më 4 korrik, rreth orës 13:30, në ish-pikëkalimin kufitar Starod, ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë, në lagjen Ilirska Bistrica, ka mbërritur me një automjet Nissan, një shtetas shqiptar 24 vjeç.
Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë konstatuar se personi në automjet mbante 32 persona, mes të cilëve 9 fëmijë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin e Sllovenisë nga Kroacia.
Drejtuesi i mjetit është vendosur në paraburgim. Të huajt, të gjithë shtetas turq, kanë aplikuar për azil.
Kush është vajza më e bukur shqiptare? Kapital T nuk fshihet më e thotë troç (Video)
Këngëtari Trim Ademi i njohur me emrin e artit si Kapital T i ftuar në një program televiziv ka folur...
Lexo më shumë