Ekspertët e Arsimit kërkojnë që të ndryshohet mënyra e hartimit të tezës së provimeve të maturës shtetërore, si dhe shtohen masat ndëshkimore për maturantët që kopjojnë.
Për të pasur një proces të provimeve të maturës, të qetë dhe me rezultate te larta, ekspertët e arsimit, kërkojnë të bëhen disa ndryshime, duke nisur që nga hartimi I tezës.
“Të përgatisimin sa më mirë hartimin, korrigjimin dhe administrimin e tezës, pastaj rezultatet gjithmonë lënë vend për diskutm”-tha eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti.
Maturantët po kryejnë orët e fundit të mësimit, si dhe testet parapërgatitore për të pasur rezultate më të larta se ato një vit më parë.
“Ne duhet të dimë se cilat janë vështirësitë dhe aty të godasim, ti mësojmë si bëhet një ese, çfarë të kemi parasysh të kemi një shkrim të mirë dhe mendim që të përputhet me atë që kërkon matura”,-tha eksperti.
Çdo vit nuk kanë munduar polemikat sa i takon kopjes gjatë procesit të provimit. Një ndryshim i nevojshëm është ai i ndëshkimit të kujtdo që kapet, duke kopjuar ose ndihmuar një nxënës.
“Duhet të ketë ndëshkime që të mos përsëritën më, si për përgjegjësit e administrimit dhe për maturantët, që tentojnë të kopjojnë. Le të shkojnë dhe të marrin atë që meriton sepse dhe po mori një rezultat duke kopjuar ai do të hasë vështirësi në të ardhmen pastaj”,-u shpreh Mehmeti.
Provimi i Gjuhës së Huaj do të jetë më 3 qershor, Gjuha Shqipe dhe Letërsia do të jetë më 10 qershor, Matematika më 18 qershor, provimi me zgjedhje më 24 qershor.
Ndërsa provimi Teori Profesionale e Integruar për Maturën Shtetërore Profesionale do të jetë më 24 qershor.