Kolegji i Posaçëm i Apelimit ditën e djeshme ka përfunduar pa një vendim përfundimtar vetingun ndaj ish-prokurores së Kukësit, Fahrije Gjana. KPA shpalli dje vendimin lidhur me ankimin e kryer nga ish-prokuorja e Kukësit, Fahrije Gjana Vata, kundër vendimarrjes së KPK që e shkarkoi nga detyra atë nga detyra më 28 janar të vitit 2022. Sakaq, kujtojmë se Gjana u shkarkua nga sistemi i drejtësisë për shkak të probleme në kriterin e pasurisë. KPA në njoftim thotë se trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Mimoza Tasi, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Sokol Çomon, Ina Ramën e Natasha Mulajn, vendosi me shumicë votash të përfundojë procesin e rivlerësimit kalimtar për Gjanën pa një vendim përfundimtar për çështjen, me argumentin se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur. Më 28 mars të këtij viti, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të moshës së pensionit të pleqërisë për prokurores e Kukësit, Fahrije Gjana Vata.
Sa para merr në dasma? Ja si përgjigjet Era Rusi
Pyetja që u bëhet më shpesh artistëve, është sesa paguhen në koncerte. E kësaj pyetje nuk i shpëtoi as Era...
Lexo më shumë