BREAKING NEWS

Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë që s’di pronarin, shteti vijon të paguajë

Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë
x
BREAKING NEWS

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në burgun e Drenovës alarmon policinë

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një telefonatë me zërin e Vis Martinajt nga jashtë

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një
x
BREAKING NEWS

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt
x
BREAKING NEWS

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga çështja e inceneratorit

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga
x
BREAKING NEWS

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja faktet

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja
x
BREAKING NEWS

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues kanë lidhje grupet kriminale

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues
x
BREAKING NEWS

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës së fundit

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës
x

Aktualitet

Kreu i SPAK do të zgjidhet në këtë datë, zbardhet axhenda e seancës

Kreu i SPAK do të zgjidhet në këtë datë, zbardhet

Drejtuesi i ri i Prokurorisë Speciale do të zgjidhet në javën e tretë të dhjetorit, më datë 16, referuar agjendës së publikuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Mbledhja do të mbahet në këtë institucion dhe secili nga të tre kandidatët do të ketë në dispozicion 30 minuta për intervistë.

Zgjedhja e pasurit të Arben Krajës do zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Këshillit, në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, Programi OPDAT dhe Delegacioni i Komisionit Evropian.

Po ashtu, kryetari Alfred Balla ka ftuar dhe përfaqësuesit e medias audio-vizuale të jenë të pranishëm. Intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video dhe do të zgjasë 30 minuta për secilin kandidat, sipas rendit alfabetik, shkruan neësbomb.al.

Në të njëjtën ditë që do të zhvillohen intervistat me Adnan Xholin, Altin Dumanin dhe Ervin Kondilin, do të zhvillohet votimi dhe do të zgjidhet drejtuesi i ri i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Rendi i ditës i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për datën 16 dhjetor ora 10.00:

Zhvillimi i intervistave me kandidatët që kanë plotësuar kushtet e kandidimit për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si më poshtë:

Adnan Xholi

Altin Dumani

Edvin Kondili

Zgjedhja e kandidatit fitues për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.