BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Aktualitet

“Kufomës nuk iu gjetën as duart”/ Dhuna ndaj femrave, trondit gazetari Spartak Koka: Autori ishte vrasës serial, ja si u gjet trupi i një vajze në Zall-Herr

“Kufomës nuk iu gjetën as duart”/ Dhuna ndaj femrave,

Më 22 Tetor të vitit 2006 u gjet trupi i një vajze në liqenin e Zall-Herrit e copëtuar në 19 copë dhe anatomia e prerjes së trupit të kësaj viktime ishte preçize dhe sipas ekspertëve amerikanë, dyshimet e forta ishin se kishim të bënim me një serial-killer. Ishte kjo ngjarja që solli në kujtesë gazetari Spartak Koka.

I ftuar në një program televiziv gazetari Spartak Koka thotë se kjo ngjarje akoma nuk është zbardhur teksa shton se dyshohej se autori ishte një shtetas shqiptaro-malazez i cili fshihej pas 6 vrasjeve të tjera të femrave.

Koka thotë se tipologjia e vrasjes së kësaj gruaje dhe copëtimi i trupit ngjasonte me krimet e tjera, të cilat ishin kryer nga vrasësi serial.

Moderatori: A konsiderohet Dan Hutra një vrasës serial?

Alban Koçi: Në gjykimin tim, po. Viktimat ishin femra, persona që njëfarë mënyre, sipas tij, kishin influencuar në uljen e dinjitetit. Në intervistën që dëgjova që Spartaku kishte zhvilluar…

Moderatori: Që ishte shokuese.

Alban Koçi: Ai ishte vërtetë ai rasti tipik që ne studiojmë për personin që reagon sikur është i bindur në të drejtën e tij. Jeta e tjetrit nuk kishte asnjë vlerë, qoftë edhe pas kaq kohësh për të kuptuar se veprimet e tij konsiderohen të tmerrshme për shoqërinë tonë.

Spartak Koka: Tipologjia është e njëjtë sepse ka edhe vrasjen e 2007-ës, bashkëjetuesen e tij dhe këto janë vrasje për të njëjtat motive.

Alban Koçi: Në rastin e Hutrës, gjithë sistemi, në radhë të parë psikologët, por edhe ekspertët gjyqësorë që i kanë mundësuar lirimin e tij me kusht kanë dështuar plotësisht. Subjekti duhej të ishte nën mbikqyrjen e organeve.

Moderatori: Koka, veç Dan Hutrës a kemi identifikuar të tjerë?

Spartak Koka: Këtu tek ne është problem i madh sepse asnjëherë nuk janë hetuar seriozisht nën kompleksin të institucioneve ligjzbatuese se këto ngjarje po të hetoheshin do të nxirrnin keq organet ligjzbatuese. A e mbani mend rastin e 22 Tetorit 2006, kur u gjet trupi i një vajze në liqenin e Zallherrit e copëtuar në 19 copë dhe anatomia e prerjes së trupit të kësaj viktime, ishte preçize dhe sipas ekspertëve amerikanë në atë kohë, erdhën amerikanët dhe u interesuan në Shqipëri, dyshimet e forta ishin se kishim të bënim me një serial-killer dhe një nga dyshimet që ata kishin bëhej fjalë për një shtetas shqiptaro-malazez, i cili u arrestua më vonë, i akuzuar për 6 vrasje grash, ngjarje e cila ende sot është e pazbuluar. Ka pasur veprime edhe në SHBA dhe dyshohej për vrasje të 4 shtetasve shqiptare. Dhe në atë kohë ishte një nga pistat e forta të hetimit. Kufomës nuk iu gjetën as duart. Tipologjia e vrasjes së kësaj gruaje dhe copëtimi i trupit ngjasonte me krimet e tjera të cilat ishin kryer. Dhe ky rast konsiderohet dhe dyshohet të jetë kryer nga një vrasës serial.

Gazetari Spartak Koka u ndal edhe tek rasti i Viktor Tushit, për të cilin theksoi që ishte një person që i përsëriste vrasjet e tij gjatë grabitjeve, por shtoi se hetimi për të nuk u thellua.

Spartak Koka: Kemi rastin e Viktor Tushit që vrau 2 në Shqipëri, vrau pronarin e argjendarisë tek “Stacioni i Trenit”, vrau bankieren tek banka dhe rrëfeu për policinë se në rininë e tij të hershme kishte kryer krime dhe vrarë persona dhe në Greqi, ngjarje për të cilën nuk thellua hetimi nga institucionet shqiptare, çka tregonte se kishim të binim me një person, i cili i përsëriste vrasjet në grabitje.