
Shkëlzen Berisha drejt burgut, ortaku i Diverolit zbardh detaje nga pazaret që bënë me djalin e ish-kryeministrit për trafikun e armëve në Gërdec, ja si u manipulua stema kineze në fishekët dhe kush merrej me paketimin municionit

21 janari, SPAK shpall moskompetencë për kallëzimet, zbardhet lëvizja e minutave të fundit

Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se ç'po ndodh me monedhat e tjera të huaja

Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë është diskutuar mes tyre

Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund të dalë si i përdorur

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin, zbuloni se çfarë nga pret sot

Jo vetëm pagesa për hotele luksoze, zbulohet vila që Ahmetaj përfitoi nga Klodian Zoto

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi tokë!

KUJDES, del njoftimi i rëndësishëm! Rrugët e bllokuara në Tiranë, në këto akse rrugore nuk mund të kaloni sot as në këmbë. Ja ku nis 'vija e kuqe'

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Dhjetor 2022
Disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit janë bllokuar këtë të martë, pasi në Tiranë pas pak do të zhvillohet samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor.
“Vija e kuqe” fillon nga Rinasi, në Kashar, ku e gjitha rruga nga Kashari deri në rrethrrotullimin “Shqiponja” në drejtim të Astirit do bllokohet, ndërsa perimetri do të vijojë me zonën e Kopshtit Zoologjik, Unaza e Re, deri në Sauk dhe më pas Rruga e Elbasanit deri në zonën e stadiumit “Air Albania”.
Rrugë e bllokuara janë: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”;
Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;
Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium;
Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.
Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit; Rruga “Skerdilajd Llagami” dhe rruga “Faik Konica”.”
Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor;
“Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.
Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor
“Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.
Policia do rrethojë stadiumin Air Albania, dhe hotelin ku Liderët nga 44 shtete do të mblidhen për këtë samit.
Insistimit të opozitës për të protestuar në bulevardin dëshmorët e Kombit drejtori përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku publikisht i tha “Jo”, megjithatë opozita duket se nuk ka hequr dorë.
Më të lexuarat


Togeri shqiptar në Turqi rrëqeth me detajet e trishta: Nuk ka më shpresë për jetë të gjalla (Video)

Blendi Gonxhja zbardh detajet: Deri në 30 mijë euro për një targë të personalizuar, mund të shkojë edhe në 300 mijë euro

Studiuesi i njohur: Alfabeti shqiptar dhe ai grek kanë prejardhje të njëjtë, por cili është e pari?

Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se ç'po ndodh me monedhat e tjera të huaja

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin, zbuloni se çfarë nga pret sot

Goditën mjeken dhe dëmtuan dyert e spitalit, arrestohen 2 persona nga efektivët policisë së Komisariatit nr. 4 në Tiranë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, dëshmojnë 9 personat që morën furgonat e përdorur nga Struktura e Mbrojtjes së Votës së PD, zbulohet çfarë ndodhi në seancën 6 orëshe

Moti i ftohtë, Kushi: Kemi kërkuar pajisjen me ngrohje të 28 shkollave, në disa zona orët e mësimit janë reduktuar

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, makina kthehet përmbys në rrugë

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi tokë!
