Prokuroria e Shkodrës dërgoi për gjykim 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Punonjësit e IMT Shkodër, Ergys Karrametaj dhe Mirsad Hallunaj, akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin, kanë lejuar ndërtimin në mënyrë të paligjshme të një objekti dy-katësh në zonën e Shirokës, duke mos e evidentuar dhe kallëzuar në prokurori, edhe pse provohet se kanë pasur dijeni të plotë për të. Ndërkohë, punonjësit e Kadastrës së Shkodrës, Ardian Dodani, Besmir Lekaj, Erleta Bala, Fatjon Tahiri, Iira Shqarri, Suad Smakaj dhe Besmir Vukaj, akuzohen se kanë mundësuar legalizimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje në të njëjtën zonë, ku ndërkohë, për shkak të statusit dhe mbrojtjes së veçantë, legalizimi i objekteve informale në këtë zonë, është i ndaluar me ligj. Kallëzimi në prokurori ndaj punonjësve të IMT Shkodër është bërë nga një grua, e cila pasi ka konstatuar ndërtimin e paligjshëm të një objekti dy-katësh që ndërtohej në një sipërfaqe toke të pretenduar si në pronësi të familjes së saj. Sipas saj punonjësit e IMT-së nuk kishin marrë masa për pengimin e ndërtimit edhe pse ishin njoftuar vazhdimisht nga ajo. Prokuroria e Shkodrës dërgoi për gjykim 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Punonjësit e IMT Shkodër, Ergys Karrametaj dhe Mirsad Hallunaj, akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin, kanë lejuar ndërtimin në mënyrë të paligjshme të një objekti dy-katësh në zonën e Shirokës, duke mos e evidentuar dhe kallëzuar në prokurori, edhe pse provohet se kanë pasur dijeni të plotë për të. Ndërkohë, punonjësit e Kadastrës së Shkodrës, Ardian Dodani, Besmir Lekaj, Erleta Bala, Fatjon Tahiri, Iira Shqarri, Suad Smakaj dhe Besmir Vukaj, akuzohen se kanë mundësuar legalizimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje në të njëjtën zonë, ku ndërkohë, për shkak të statusit dhe mbrojtjes së veçantë, legalizimi i objekteve informale në këtë zonë, është i ndaluar me ligj. Kallëzimi në prokurori ndaj punonjësve të IMT Shkodër është bërë nga një grua, e cila pasi ka konstatuar ndërtimin e paligjshëm të një objekti dy-katësh që ndërtohej në një sipërfaqe toke të pretenduar si në pronësi të familjes së saj. Sipas saj punonjësit e IMT-së nuk kishin marrë masa për pengimin e ndërtimit edhe pse ishin njoftuar vazhdimisht nga ajo.
U përfolën për lidhje/ Drini vë në siklet Dean: Ke ndjenja për mua?
Dea Vieri dhe Drini Zeqo, dy ish-banorë të “BBV3”, kanë qenë mbrëmjen e djeshme në “Top Arena”. Ata janë përfolur...
Lexo më shumë