Lëvizjet në Polici janë komentuar edhe nga eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço.
Sipas tij, ndryshimet do të duhej të bëheshin në tërë strukturën e policisë, jo vetëm në kupolën drejtuese.
“Rëndom ndodh që ndryshimet ndodhin në dhjetëditëshin e parë kurse Rrumbullaku duket që priti 100-ditëshin, dhe sigurt se këto lëvizje vijnë si pasojë e kësaj analize.
Normalisht ka mangësi, dobësi në disa zona ku ka pasur shifra të kriminalitetit në rritje, dhe në këtë kuadër ndryshimet janë vijimësi e kësaj.
Janë thjeshtë rokada, nuk shikoj emra të rinj, emra që deri dje mund të kenë pasur problematika, kanë ikur diku, Akademia është kthyer si një formë internimi i mbajnë disa kohë, sa përmirësohet pak imazhi i tyre, i kthejnë sërish pas.
Ne i kemi provuar këta njerëz, të gjithë ata kanë pasur mangësi në momente të caktuara në një qark të caktuar, ne i njohim këta emra, dhe kjo analiza bëhet për rezultate e jo për emra.
A është ndryshim i pritur, unë them se jo, duhet ndryshim kapilar, sistematik, i të gjitha strukturave, jo i kupolës”, është shprehur Karamuço.