BREAKING NEWS

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën para se të vetëvritej

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver
x
BREAKING NEWS

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard,  ja kush është trupa gjykuese që ka futur në “terror” orkestruesit e masakrës së “21 Janarit” dhe si akuza e dytë mund ta çojë në qeli kreun e “Foltores”

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard, 
x
BREAKING NEWS

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën, kryeministri letër sekretarit të DASH që nuk do fusë hundët në arrestimet e SPAK, ja prapaskenat pas presioneve ndaj drejtësisë

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717 mijë të moshuar, zbardhen detaje nga fondi, si pritet të ndryshojë rregulli për indeksimin dhe ndryshimi I madh që po përgatit mazhoranca

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB dhe KGB që mori me vete Bashkim Gazidede, pse Ilir Meta e Kryemadhi braktisën protestën e 20 shkurtit dhe arsyeja pse SPAK nuk po e çon pas hekurave Sali Berishën

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB
x
BREAKING NEWS

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta Manastirliun, zbardhet “pika e errët” për të cilën po hetohet ish-ministrja, gazetarja nxjerr prapaskenat, brenda një muaji dosja e sterilizimit shkon në gjykatë

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta
x
BREAKING NEWS

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele të larta, ja strategjia që agjentet e BKH do të ndjekin për të hetuar zyrtarët pas urdhrit të Ramës për të “bllokuar” dyert e zyrave dhe institucioneve

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele
x
BREAKING NEWS

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime drejtuesish qarqesh dhe lëvizjesh të forta në qeveri pas thirrjes së Manastirliut në SPAK, Gonxhe “ylli në ngjitje” në Partinë Socialiste

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime
x

Aktualitet

"Lëvizte me makinë të blinduar dhe i armatosur, u vra gabimisht ekonomisti!"/ Artan Hoxha zbardh detaje të bujshme nga atentati në Kurbin: Ja kush ishte Ardjan Gjeloshi, objektivi i atentatit

"Lëvizte me makinë të blinduar dhe i armatosur, u vra

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për atentatin që ndodhi në Kurbin, ku humbi jetën ekonomisti 70 vjeçar, Selman Mihana, i cili nuk ishte shënjestra e atentatit, por u vra gabimisht. Hoxha shpjegoi se si ndodhi ngjarja, ndërkohë që foli edhe për shënjestrën, Ardjan Gjeloshi, një person me influencë në zonë, i cili lëvizte me mjet të blinduar dhe i armatosur. 

Hoxha tha se bëhet fjalë për vrasës me pagesë të angazhuar në këtë atentat, ndërkohë që e përshkroi Gjeloshin si një personazh me ndikim dhe që ka mbështetur edhe një kandidat në zgjedhje. 

"Selman Mihana është ekonomisti i firmës, 70 vjec, njeri me reputacion të mirë atje. Është ndodhur në vendin e gabuar në kohën e gabuar.

Është ngjarje që zona e Fushë Kuqes, Kurbinit, Thumanë, Milot, që nga ngjarjet e gushtit me zhdukjen e Martinajt kishte rënë në qetësi. Ngjarja e së shtunës ishte e rëndë, jo vetëm për objektivin por edhe mënyrën e organizimit. Është ngjarje, që autorët kanë ndjekur dy automjete, njëra prej tyre Range Rover, pra është paguar shumë para. Autorët këto mjete i blejnë edhe pse janë të vjedhura. Ajo që tha Andi, ka më shumë se një vit, që në statistikat e grabitjes së makinave, është rritur grabitja e makinave Range Rover, që është makinë e kushtueshme. 

Ardjan Gjeloshi është personazh që ruhej fortë, lëvizte me makinë të blinduar dhe i armatosur, ka patur armë me leje. Autorët e kanë mbajtur në vëzhgim për ditë të tëra, është parë momenti më i favorshëm për ta goditur. Ai dilte nga banesa dhe shkonte te firma e inerteve me makinë të blinduar. Atë ditë ka lëvizur vetëm me ekonomistin.

Është goditur në zyrë, pasi ka dalë nga mjeti i blinduar. Është goditur nga dy pozicione të ndryshme. Të shtënat i kanë marrë jetën 70 vjeçarit, që ishte edhe në pension, ka vijuar të punojë për shkak të miqësisë me pronarin.

Duke e ditur që Ardjan Gjeloshi është njeri që mund të reagojë, për të mos i dhënë mundësi, kanë përdorur kallashnikov. Duhet të kesh saktësi të madhe që të mos shkaktosh dëme anësore. Është thënë që viktima është përpjekur të mbulojë me trup, por nuk më duket shumë e mundshme kjo nga skena e ngjarjes. Ardjan Gjeloshi ka mbijetuar është në spitalin e Traumës. Një ditë mbrapa u gjetën makinat e djegura. Autorët kanë lëvizur me veshje që përdorin forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe me fenelina. Në këtë zonë më rezulton se pesë ngjarjet e fundit, kanë vepruar autorët me të njëjtën skemë. Dyshohet se mund të kenë ndjekur lëvizjet e objektivit edhe me dron. Objektivi bënte kujdes.

Pista kryesore, është vrasje me pagesë, të cilat janë tipike të krimit të organizuar, janë edhe shumë të vështira për tu zbuluar.

Shënjestra ka qenë i inkriminuar, është përfshirë edhe me të vëllanë në një ngjarje. Merrnin energjinë nga shtylla e tensionit të lartë dhe dikush ia hiqte, e goditën me armë dhe u vra. Kjo ngjarje mbeti pa autorë.

Është zonë që ka kriminalitet të lartë, ka një numër të lartë ngjarjes të pazbuluara. Në momentin kur palët e marrin veten ekonomikisht, i rikthehen drejtësisë që ka munguar.

Ardjan Gjeloshi është personazh shumë i njohur në zonë, në një palë zgjedhje ka mbështetur një kandidat të Legalitetit dhe kanë fituar. Çuditërisht u futën me kandidat të fortë që ia doli të fitojë, duke bërë luftë me të djathtën.

Ngjarja është ende nën hetim. U tha në fillim për konkurencën, por nuk ka lidhje fare me këtë të inerteve", tha Hoxha.