Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe ambasadori në detyrë i SHBA në Tiranë, David Wisner ishin dje në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, për të parë nga afër instalimin e pajisjeve të reja që shërbejnë për kontrollet kufitare dhe mbikëqyrjen e kufirit të gjelbër dhe blu, dhuruara nga Qeveria Amerikane, përmes programesh të ndryshme ku spikat EXBS. Në takimin përurues ishte i pranishëm edhe zyrtarë të lartë Policisë së Shtetit e drejtues të Programit ICITAP, INL dhe Zyrës Rajonale të Sigurisë. Ministri Balla theksoi gjatë kësaj ceremonie se Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, ka përfituar nga bashkëpunimi me agjencitë e zbatimit të ligjit të SHBA-së dhe Programet e financuara nga Qeveria Amerikane, në këshillimin, shkëmbimin e eksperiencës, trajnimin e efektivave të Policisë Kufitare dhe Migracionit, forcimin e kapaciteteve teknike dhe logjistike. Po ashtu, Balla falënderoi Ambasadën e SHBA dhe Qeverinë Amerikane për mbështetjen e dhënë ndër vite dhe theksoi se është e rëndësishme që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të ardhmen. “Përfitoj nga rasti të falënderoj Qeverinë e SHBA, nëpërmjet ambasadorit në detyrë, z. Wisner, për mbështetjen e dhënë në një sërë programesh të financuara nga SHBA dhe uroj që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të ardhmen”, u shpreh ministri i Brendshëm. Më tej ai nënvizoi në fjalën e tij se ndihmat në pajisje mjete moderne dhe programe janë shtrirë në disa prej strukturave më të profesionalizuara të Policisë së Shtetit. Ndwrkohw ambasadori në detyrë i SHBA-së në Tiranë, David Wisner, theksoi në fjalën e mbajtur se “është nder për mua dhe ekipin tim të jem këtu sot, për të mbështetur këta miq të mrekullueshëm me pajisje zbulimi dhe kompjuterike, të cilat nxjerrin në pah, qoftë edhe pjesërisht, se sa shumë jemi të përkushtuar ndaj sigurisë së Shqipërisë. Si aleate e NATO-s, siguria e Shqipërisë, është edhe siguri e SHBA-ve”. “Puna e përditshme që bëni ju të gjithë, për të luftuar migracionin e paligjshëm, krimin, drogat dhe sfidat për të ardhmen e Europës, është thellësisht e vlerësuar, sigurisht edhe nga miqtë tuaj në Ambasadën e SHBA në Tiranë, por gjithashtu edhe nga lidershipi ynë në Uashington. Siguria e brendshme nis nga siguria e jashtme dhe ju jeni në vijën e parë të frontit dhe për këtë jemi shumë mirënjohës. Ne besojmë se mjetet e pajisjet do të japin një ndikim madhor, do t’ju ndihmojnë për fuqizimin, kapjen dhe ndalimin e atyre personave që nuk po përpiqen të bëjnë gjëra të mira për vendin tuaj, dhe ne ju inkurajojmë fuqishëm për këtë”, deklaroi ambasadori Wisner.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë